Fisnik Ismaili me krejt shpirtin njofton se nuk do kandidoj më si deputet

Aktuale

Fisnik Ismaili me krejt shpirtin njofton se nuk do kandidoj më si deputet

Nga: A.M. Më: 21 gusht 2019 Në ora: 23:48
Fisnik Ismaili

U zgjodh si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, por me pas ndërroi parti kaloi në PSD.

Fisnik Ismaili ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet i partisë së re, këtë e ka konfirmuar vet ai.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  “Sonte, me dy duert dhe krejt shpirtin, ia lëshoj rrugën gjeneratës së re, mendjendritun, parimore dhe super-inteligjente”.

Postimi i plotë:          

Jam deklarue shumë herë se nëse ka njerëz më të aftë e më të denjë që e meritojnë ulësen time në Kuvend, me krejt vullnetin tërhiqem prej politikës. Ky lajm sapo ma konfirmoi se unë sivjet s'kam çka lypi me u kandidue, duke e dijtë që Kosovën po e lë në duer të sigurta.

I falënderoj krejt përkrahësit edhe dashamirët, përfshi edhe ata që kam mujtë me i dëshpërue, për besimin që e patën në mue. Pavarësisht zhvillimeve të dy vjetëve të fundit, unë kam qëndrue korrekt edhe besnik ndaj parimeve e qëndrimeve të mia, duke e përfaqësue me dinjitetin më të madh që kam mujtë, jo vetëm votuesin tim, por secilin qytetar të Kosovës.

Sonte, me dy duert dhe krejt shpirtin, ia lëshoj rrugën gjeneratës së re, mendjendritun, parimore dhe super-inteligjente.

My job here is done. Natën e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat