Resul Sinani përpiqet ta bëjë më interesant aderimin në një parti, nuk tregon ku do të shkojë

Aktuale

Resul Sinani përpiqet ta bëjë më interesant aderimin në një parti, nuk tregon ku do të shkojë

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 00:48
Resul Sinani

Ish-gazetari i RTK-së dhe ish-anëtari i Nismës, Resul Sinani, ka shkruar një status në Facebook ku ka përmendur se së shpejti do të bëhet pjesë e një partie politike. Ai nuk e ka treguar emrin e partisë, por sipas shkrimit të tij lë te kuptohet se ai do t’i bashkohet partisë së Ramush Haradinajt, AAK’së.

Sinani ka shkruar se gjatë kohës sa ishte në partinë Nisma, kishte përjetuar emocione që i kishin dhënë lumturi por edhe zhgënjime. 

“Per largimin nga NISMA nuk dua te flas, por vec dua te them se ajo periudhe rreth nje bjecare ka qene periudha pergjate se ciles kam perjetuar shume emocione nga te dy ekstremet, nga ato qe me kane dhene lumturine me te madhe ne jete deri tek ato qe me kane dhene zhgenjimet me te medha te jetes. Aktivitetet e shumta politike, vizitat neper dege ane e kend Kosoves dhe kontaktet me shume anetare dhe simpatizante te NISMA-s me kane bere qe te shoh nje Kosove tjeter nga ajo qe shumekush e sheh vetem permes mediave dhe permes rrjeteve sociale, me kane mundesuar qe ta njoh dhe shoh Kosoven e vertete, me kane bere qe te rritet dashuria per Kosoven dhe njerezit e mire te saj nga te kater anet”, ka shkruar Sinani.

Ai ka shtuar se pas largimit nga Nisma ka komunikuar me parti të ndryshme, por ka vendosur që aderimin ta bëjë në njerën prej tyre. 

“Pas largimit nga NISMA ne forma dhe nivele te ndryshme kam komunikuar me parti te ndryshme dhe fare lehte kam mundur te rreshtohem ne secilen prej tyre, por une do te jem vetem ne njeren. Me te tjerat do te jemi rivale dhe kundershtare politike dhe ne rrethana te vecanta do te mund te jemi ne ekipe te perbashketa qeverisese ose opozitare per te punuar ne permbushjen e objektivave te perbashketa ne te mire te shtetit dhe shoqerise”, ka shkruar Sinani.

Sinani nuk e ka përmendur emrin e partisë së cilës po i bashkohet, por në postimin e tij lë të kuptohet se ai po aderon në AAK’në e Haradinajt.

“Dinamika e zhvillimeve te fundit politike, pas doreheqjes se Kryeministrit Haradinaj, kane bere qe une te marr vendimin tim me shpejt nga qe e kisha menduar dhe te rreshtohem politikisht per te dhene kontributin tim gjate fushates, me synimin dhe bindjen e thelle se kam bere zgjedhjen e duhur dhe prej aty mund te jap kontributin tim per nje Kosove me te mire per te gjithe!E di se ju intereson ne cilen parti?! Shpejt do ta kuptoni’, ka shkruar Sinani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat