Shpërndahet Kuvendi

Aktuale

Shpërndahet Kuvendi

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 10:20

(E plotësuar) - Me 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Kjo ka ardhur pas dorëheqjes se kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i cili mori ftesë që të intervistohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ky vendim tashmë do i dërgohet, presidentit për dekretim.

"91 deputetë kanë votuar, 89 për, 1 kundër, 2 abstenime. Kuvendi vendos për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendimi i dërgohet presidentit të Kosovës për dekretim në pajtim me nenin 82, paragrafi 1, pika 2 të Kushtetutës së Kosovës. Urime gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Veseli.

***

Me 103 vota kanë votuar sot deputetët e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Pikë tjetër e rendit të ditës është shqyrtimi i propozimit të grupit të deputetëve për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pro shpërndarjes duhet të votojnë së paku 2/3 e deputetëve ose 80 vota, e cila e përcakton edhe kuorumin.

***

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme ku do të shpërbëhet kjo legjislaturë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka nis seancën me urim.

“Urime ta kryejmë shpejt për çka kemi ardhë, po hapsi seancën pastaj secili në fushatë”, ka thënë ai.

Fillimisht do të votohet për projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

***

Deputetët kanë filluar të hynë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku do të mbahet seanca për shpërndarjen e legjislaturës aktuale, gjë e cila do t’i hapë rrugë shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Pro shpërndarjes duhet të votojnë së paku 2/3 e deputetëve ose 80 vota, e cila e përcakton edhe kuorumin.

Kuvendi ratifikon marrëveshjen financiare IPA 2018 

Kanë filluar të mblidhen në Kuvend të Kosovës deputetët për seancën e jashëzakonshme ku do të votohet për shpërndarje

Seanca e jashtëzakonshme për shpërndarje është paraparë që të fillojë në orën 10:00, derisa do të diskutohet për dy pika të rendit të ditës.

Fillimisht votohet për marrëveshjen IPA, derisa si pikë e dytë është shpërndarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat