Hoxhaj pas shpërndarjes së Kuvendit: PDK do ta kthejë besimin e qytetarëve tek institucionet - Bota Sot
Hoxhaj pas shpërndarjes së Kuvendit: PDK do ta kthejë besimin e qytetarëve tek institucionet

Aktuale

Hoxhaj pas shpërndarjes së Kuvendit: PDK do ta kthejë besimin e qytetarëve tek institucionet

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 11:12
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj i PDK-së, përmes një shkrimi ka thënë se pavarësisht se mund të duket se shpërbërja e sotme e Kuvendit është vetëm një nga hapat e ndërrimit të legjislaturave, ajo nuk është e tillë, sepse përbën një kthesë në politikën kosovare.

Gjithashtu, Hoxhaj ka thënë se janë të vetëdijshëm gjatë dy viteve të kësaj legjislature e qeverisjeje, ka rënë dukshëm besimi i qytetarit në institucione.

“Kjo është ajo që nuk është dashur të na ndodhte si shtet e si shoqëri. Institucionet ekzistojnë që t’u shërbejnë qytetarëve dhe ta mundësojnë zhvillimin individual e shoqëror në të gjitha aspektet. PDK vazhdon të jetë e përkushtuar të kthejë besimin e qytetarit tek institucionet!

Besimin se Kosova ka një të ardhme përpara!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Pavarësisht se mund të duket se shpërbërja e sotme e Kuvendit është vetëm një nga hapat e ndërrimit të legjislaturave, ajo nuk është e tillë. Dita e sotme përbën një kthesë në politikën kosovare. Vendi ynë ndodhet para vendimeve të mëdha dhe ka shumë rëndësi se cila përbërje do ta fitojë besimin e qytetarëve për t’i prirë në etapën e re: atë të hapjes së perspektivave të reja për Kosovën e qytetarët e saj, përfundimin e bisedimeve dhe afrimin e Kosovës drejt BE dhe mekanizmave ndërkombëtare!

Në këtë fazë është e rëndësishme të mos dehemi nga ndjenja e madhështisë për veten por të jemi mirënjohës e falënderues për të gjithë miqtë ndërkombëtarë, për shtetet mike të cilat e ndihmuan zhvillimin e Kosovës deri sot.

Shtetet nuk janë entitete të ndara që funksionojnë si ishuj të veçuar. Shtetet bashkëkzistojnë dhe bashkëpunojnë sepse edhe vendimet e marra në nivel lokal ndikojnë në përparimin e përgjithshëm të shoqërisë njerëzore globalisht!

Dhe ne duhet të veprojmë si njerëz të vetëdijshëm për qenien tonë si pjesë e botës së qytetëruar.

Jemi të vetëdijshëm se gjatë dy viteve të kësaj legjislature e qeverisjeje, ka rënë dukshëm besimi i qytetarit në institucione. Kjo është ajo që nuk është dashur të na ndodhte si shtet e si shoqëri. Institucionet ekzistojnë që t’u shërbejnë qytetarëve dhe ta mundësojnë zhvillimin individual e shoqëror në të gjitha aspektet. PDK vazhdon të jetë e përkushtuar të kthejë besimin e qytetarit tek institucionet! Besimin se Kosova ka një të ardhme përpara!

Zgjedhjet do të përcaktojnë jo vetëm besimin e qytetarit por edhe vetëdijesimin tonë dhe përgjegjshmërinë karshi proceseve. Dhe jo rastësisht PDK është e përkushtuar që të marrë përgjegjësinë e plotë për të përmbyllur një nga etapat më sfiduese të Kosovës së pasluftës!

PDK beson në vlerësimin e qytetarit të Kosovës! 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...