Nitaj: Mos pafsha kësi legjislature - Bota Sot
Nitaj: Mos pafsha kësi legjislature

Aktuale

Nitaj: Mos pafsha kësi legjislature

Nga: A.SH Më: 22 gusht 2019 Në ora: 12:20
Muharrem Nitaj

Ish-deputetiti i AAK-së, Muharrem Nitaj me rastin e shpërndarjes së Kuvendit ka thënë se, përfundoi një legjislaturë e Kuvendit, që me këtë përbërje, mos e pafsha herë tjetër.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, se kjo legjislaturë kishte shumë fjalë e pak ide, jo kulturë debati.

Postimi në Facebook:

MOS NA RAFTË ME E HARRUE KËTË LEGJISLATURË TË KUVENDIT

Përfundoi një legjislaturë e Kuvendit, që me këtë përbërje, mos e pafsha herë tjetër!
Një legjislaturë ku kishte shumë fjalë e pak ide!
Një legjislaturë ku kishte çdo gjë por jo kulturë debati!
Ku shumë prej deputetëve e kishin veç një detyrë, me e shpërfëtyru Kuvendin!

Kjo është pjesa që mos na raftë me e harrue!

Por në këtë legjislaturë kishte edhe diçka historike.

Falë, veç vendosmërisë së Kryeministrit Ramush Haradinaj, unë e kolegët e mi deputetë ishim me fat që e votuam Ushtrinë e Kosovës, që e votuam Statutin e Trapçës, që nuk dham votë kurrë për degradimin e shtetit dhe që luftë bëmë për ta penguar copëtimin e Kosovës!
I dham fund për një fillim të ri!
MN

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...