Bilall Sherifi: Nisma ua ka bërë “bllok” para zgjedhjeve këtyre partive

Aktuale

Bilall Sherifi: Nisma ua ka bërë “bllok” para zgjedhjeve këtyre partive

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 12:25
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi nga radhët e Nismës ka thënë se tashmë kanë vendosur që të mos hyjnë në koalicion me partitë e mëdha LDK-në, Vetëvendosjen apo PDK-në

Sherifi ka thënë se Avdullah Hoti harroi të falënderojë Ramush Haradinajn që e çoi vendin në zgjedhje, pasi sipas tij opozita s’do të mund të bënte një gjë të tillë asnjëherë.

“Hoti si përfaqësues i LDK-së në krejt fjalimin e tij harroi ta falënderojë kryeministrin Ramush Haradinajn, që përmes dorëheqjes së tij mundësoi shkuarjen në zgjedhje, se sa për opozitën LDK-në dhe Vetëvendosjen vendi s’do të shkonte në zgjedhje hiq deri në ditën e fundit të mandatit të Haradinajt”, u shpreh Sherifi. “Pra, nëse ka një meritë dikush për shpërndarjen e Kuvendit, atëherë është Haradinaj pasi pa një vendim të tij nuk mund të ndodhte kjo”.

Ai thotë se në zgjedhje secili do të japë llogari, derisa përjashton koalicionin me partitë e mëdha.

“Ne kemi përjashtuar tashmë mundësinë që të hyjmë në koalicione me partitë e mëdha, siç janë LDK, Vetëvendosje, e PDK”, deklaroi Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat