Kosnett reagon pas shpërndarjes së Kuvendit: Hap i rëndësishëm drejt krijimit të Qeverisë së re - Bota Sot
Kosnett reagon pas shpërndarjes së Kuvendit: Hap i rëndësishëm drejt krijimit të Qeverisë së re

Aktuale

Kosnett reagon pas shpërndarjes së Kuvendit: Hap i rëndësishëm drejt krijimit të Qeverisë së re

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 12:38
Philip Kosnett

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

Ambasadori Philip Kosnett, përmes një postimi në Tëitter ka thënë se Kuvendi ka ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm për krijimin e një Qeverie të re.

“Kuvendi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm përpara drejt krijimit të qeverisë së re. Një fushatë në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja për bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik do të siguronte që Kosova nuk do të humbas edhe më shumë kohë në ndërtimin e themeleve për të ardhmen”, ka thënë Kosnett.

Ndryshe, 89 deputetë të Kuvendit votuan për shpërnarjen e Parlamentit.

Pas kësaj, fokusi kryesor është tek presidenti i cili pas konsultimeve me partitë politike, pritet ta bëj shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...