Lulëzim Basha takohet me Fadil Gecin

Aktuale

Lulëzim Basha takohet me Fadil Gecin

Nga: N.Sh Më: 22 gusht 2019 Në ora: 13:59
Lulëzim Basha dhe Fadil Geci

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Fadil Geci është pritur sot në zyrën e Partisë Demokratike të Shqipërisë, nga kryetari Lulëzim Basha.

Në këtë takim kanë biseduar për çështjet politike dhe programore.

Ata në takimin e zhvilluar kanë folur edhe për çështjen e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, shkruan gazeta “Bota sot”.

Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë dy parti simotra dhe kanë bashkëpunim të mirë që nga koha kur në krye të LDK-së, ishte presidenti Ibrahim Rugova.

Afërsia e Vëllezërve Geci me Ibrahim Rugovën ka bë që Gecët të kenë raporte të afërta edhe me shumë personalitete në Kosovë e më gjerë.

Vëllezërit Geci janë të afërt edhe me Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën, e ky takim edhe po e dëshmon këtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat