Haki Abazi bën thirrje për koalicionin LDK–VV

Aktuale

Haki Abazi bën thirrje për koalicionin LDK–VV

Nga: A.M. Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:14
Haki Abazi

Një ndër anëtarët më të ri të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë thirrje për koalicion ndërmjet  LVV- LDK.

Sipas, Abazit, ky koalicion është tregimi më thelbësor i fillimit të dekadës së dytë të pavarësisë së shtetit tone.

Gjithashtu, në postimin e tij në Facebook, është shprehur se “sot ka vdekur përgjithmonë ideja për ndarjen e Kosovës, dhe është filluar etapa e ndryshimit më të madh dhe çlirimit të vërtetë të Kosovës”

Postimi i plotë:

Deputetë të Lëvizjes dhe Lidhjes

Ju falemnderit për votën me të rëndësishme që keni dhënë. Shpërbërja e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot, është paradoksalisht mbrojtja më e madhe që i është bërë shtetit, pavarësisë, Kushtetutës dhe integritetit territorial.

Sot ka vdekur përgjithmonë ideja për ndarjen e Kosovës, dhe është filluar etapa e ndryshimit më të madh dhe çlirimit të vërtetë të Kosovës.

Ky vërtetë është rasti për të avancuar shtetndërtimin dhe për të përmirësuar gabimet, e kjo nuk ndodh shpesh, ky është moment që kërkon përgjegjësi historike, për të hequr të keqën dhe mjegullën që ka vërbuar shikimin rreth e rrotull nesh.

Koalcioni LVV- LDK është tregimi më thelbësor i fillimit të dekades së dytë të pavarësisë së shtetit tonë. Kjo marrëveshje do të jetë treguesi i pjekurisë politike si liderë dhe si popull. Me këtë koalicion, gjërat nuk do të bëhen kopsht me lule menjëherë, por, kopshti i luleve do të jetë i sigurtë dhe shpresa e çdo qytetari që e do vetën, familjën, vendin dhe kombin tonë, do të rritet deri në pikën e vendimit për të sakrfikuar, solidarizuar e mishëruar me qeverisjën e koalicionit LVV-LDK. Kështu bëhemi bashkë, kështu jemi të fortë dhe kështu jemi të repsektuar nga të gjithë, vetja edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat