Dauti publikon fotografi me Ramushin, tregon pse do të mbahet mend qeveria Haradinaj

Aktuale

Dauti publikon fotografi me Ramushin, tregon pse do të mbahet mend qeveria Haradinaj

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:50
Dauti publikon fotografi me Ramushin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj pas shpërndarjes së Kuvendit, ka publikuar një fotografi me kreun partisë së tij, Ramush Haradinaj derisa, ka falendëruar të gjithë deputetët për kolegialitet, raporton Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj në fotografinë që ka publikuar, ia ka bashkëngjitur shkrimin se ky kuvend dhe qeveri do të kujtohen se ndalën ndarjen e Kosovës, për formimin e  Ushtrisë së Kosovës e ligjin për Trepçën.

“Ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale. Për një Kosovë 100%.  Na priftë e mbara dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat