Shpejtim Bulliqi godet ata që dhuruan tokë për “liberalizim”

Aktuale

Shpejtim Bulliqi godet ata që dhuruan tokë për “liberalizim”

Nga: A.ZH Më: 22 gusht 2019 Në ora: 16:23
Shpejtim Bulliqi, Ramush Haradinaj

Anëtari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqit, ka komentuar shpërndarjen e legjislaturës e gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo legjislaturë do të mbahet mend për cënim të drejtëpërdrejtë dhe kërcënim permanente të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.

Sipas tij, populli i Kosovës do t’i mbajë në mendje gjithmonë ata që dhuruan tokë për “liberalizim”, përcjell Bota sot.

Postimi i Bulliqit:

Iku një legjislatura e kuvendit e cila do të mbahet mend gjithmon për cenim të drejtëpërdrejtë dhe kërcënim permanente të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.

Ata të cilët dhuruan tokë për "liberalizim", populli i Kosovës duhet mbajtur mend gjithmonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat