Zyrtari i PDK-së, Haki Abazit: Nuk e ke bërë namin që ke hyrë në politikë

Aktuale

Zyrtari i PDK-së, Haki Abazit: Nuk e ke bërë namin që ke hyrë në politikë

Nga: A.ZH Më: 22 gusht 2019 Në ora: 17:07
Albin Kurti dhe Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi, dy ditë më herët i ka hyrë politikës, duke u anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, hyrja e tij në politikë, duket se nuk po i pëlqen zyrtarit të Partisë Demokratike të Kosovës Arben Gecajt, përcjell Bota sot.

Gecaj, përmes një postimi në Facebook, i ka thënë Abazit, se nuk është “bërë nami” që ai ka hyrë në politikë.

Sipas tij, Abazi këtë po e përjeton si luftë nacional-çlirimtare.

Reagimi i Gecajt:

Ne mungese të mospjesmarrjes dhe mungeses se kontributit ne lufte, Haki Abazi e disa tjere, hyrjen ne politike po e perjetojne si luftë nacional- çlirimtare.

Nuk o bo nami qe jeni hy ne politike, pak me ma pak stres se mundeni ne kardiologji me perfundu, e aty tash o si ne hotel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat