Haradinaj tregon pse do të kujtohet kjo legjislaturë dhe Qeveria

Aktuale

Haradinaj tregon pse do të kujtohet kjo legjislaturë dhe Qeveria

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 17:25
Ramush dhe Daut Haradinaj

Ish-deputeti i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale.

Pas shpërbërjes së Kuvendit, ai ka falënderuar kolegët e tij të AAK-së dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës për kolegialitet të përsosur, pavarësisht dallimeve që kishim.

“Ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale. Për një Kosovë 100%. Na priftë e mbara dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat