Ismaili: Vijat e kuqe të PDK-së janë ndaj fenomeneve që i bëjnë dëm të popullit

Aktuale

Ismaili: Vijat e kuqe të PDK-së janë ndaj fenomeneve që i bëjnë dëm të popullit

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 18:52
Uran Ismaili

Uran Ismaili, Nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se ka qenë synim i subjektit të tij që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Ismaili në një intervistë në Info Magazine tha se shpërbërja e Kuvendit të Kosovës është lajm i mirë pasi qytetarëve do t’iu kthehet një mundësi për ta pasur një qeveri që do të merret me brengat e përditshme të tyre.

“Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje të problemeve të tyre dhe në mendojmë se duke ua dhënë mundësinë qytetarëve PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet dhe do ta krijojë atë Qeveri që i plotëson nevojat e popullit”.

Ismaili tha se vijat e kuqe që partitë e tjera po i vendosen ndaj PDK-së kanë filluar të shndërrohen në  shaka dhe se kjo nuk është duke u konsideruar serioze as populli, por as nga vet këto parti.

“Kjo tregon për sfidën që e kanë ata për t’iu paraqitur popullit. Çfarëdo vije që i prezantohet PDK-së ka të bëjë me taktikë politike për ta tentuar rritjen e forcës së tyre të dobët tek votuesit”.

“PDK ka vija të kuqe ndaj fenomeneve që i konsideron të dëmshme për qytetarët – korrupsionin, nepotizmin, ikjen e të rinjve nga vendi, uzurpimin e pronave. Këto janë vijat tona të kuqe që i kemi vendosur, të gjitha që janë në dëm të popullit”.

Nënkryetari i PDK-së u shpreh edhe për mundësinë e koalicioneve.

“PDK-ja ka koalicione me partitë e vogla siç ka pasur çdoherë, por nuk do të bëjë koalicion me partitë tjera para se të hyjmë në Kuvendin e Kosovës”.

“Kadri Veseli do të jetë kandidati i vetëm për kryeministër – këtu nuk ka dyshim. Ai do t’iu shërbejë qytetarëve duke e luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, nuk do të lejojë largimin e rinisë nga vendi”. “Këto janë synime të tij të qarta që do të mund t’i arrijë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat