Selimi ia bën me dije LDK-së se Kurti është i pakontestueshëm për kryeministër

Aktuale

Selimi ia bën me dije LDK-së se Kurti është i pakontestueshëm për kryeministër

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 19:44
Rexhep Selimi

Rexhep Selimi i Vetëvendosjes, ka thënë se ndryshimin e bën veç Vetëvendosje. Selimi për koalicionin me LDK’në, thotë se kjo e fundit ende s’ka kthyer asnjë përgjigje.

Megjithatë, Selimi mendon se Albin Kurti është kandidat i pakontestueshëm.

‘’Mbetet në rrethana të LDK të vendos. Po shkojmë shumë sigurt drejt zgjedhjeve dhe fitores.  Deri tani nuk kemi dëgjuar ndonjë përvcaktim se kush është kandidati i LDK. Kjo na bën neve që t’ia ofrojmë mundësinë e bashkëpunimit parazgjedhor. Shumicënqë sjell vendime. Respektojmë qëndrimin e subjekteve politike dhe atë të LDK’së që akoma nuk ka kthyer përgjgje. Por edhe nëse shkojmë vec e vec, nuk do ta pengonte fitoren e ndryshimit. I respektoj edhe kundërshtarët dhe nuk e konsertoj emrin e Kurtit si kandidat të vetëm. Por në VV as nuk ka e as nuk do të ketë kandiadt tjetër për kryeministër’’, ka thënë Selimi.

‘’Nuk heqim dorë nga ndryshimi. Partitë në koalicion të shkojnë në opozitë dhe opozita të vijë në pushtet’’.‘’Nuk kemi dikë të përjashtuar, por PSD ka marrë vendim që t’i bashkohet atyre që kanë qenë deri tash në pushtet’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat