PSD’ja e mbështet ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit

Aktuale

PSD’ja e mbështet ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 22:34
Ilustrim

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për ndërtimin ose jo të ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit.

Ai ka thënë se pasi kanë hyrë në koalicion parazgjedhor me AAK-në, kanë diskutuar edhe për ndërtimin e kësaj autostrade.

Molliqaj ka thënë se PSD do të ofrojë ekspertizë që ndërtimi i kësaj Autostrade, të mos ketë kosto të lartë.

Edhe Daut Haradinaj, që njëjtë sikurse Molliqaj, vijnë nga rajoni i Dukagjinit, përkatësisht, janë nga komuna e Deçanit, ka thënë se kjo Autostradë është shumë e domosdoshme për qytetarët e kësaj ane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat