Kurti-Haradinaj, debat në distancë për taksën

Aktuale

Kurti-Haradinaj, debat në distancë për taksën

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 22:45
Ilustrim

Kreu i VV-së, Albin Kurti, pati një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij në Facebook. Ndër temat për të cilat foli, ishte edhe çështja e taksës 100% për produktet serbe dhe boshnjake.

Kurti tha se taksa 100% nuk është politikë e Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk ka qenë as politikë e AAK-së. Ai tha se janë më shumë për reciprocitet me Serbinë, por se ish-kryeministri Haradinaj e ka pasur mbështetjen e tyre në lidhje me taksën kur krerët e Serbisë kërkonin heqjen e saj.

“Lëvizja Vetëvendosje në politikën e saj e ka modelin më të avancuar se kaq. Sepse kur thua tarifa 100% kjo i bie që një mall nga Serbia në vend se të kushtojë 5 euro kushton 10 euro, seç po ia vë vetes një etiketë materiale megjithatë. Më mirë është parimi i reciprocitetit dhe në arenën ndërkombëtare ai është vështirë i kundërshtueshëm pastaj se parimi i reciprocitetit është kriter normal i raporteve bilaterale në botën zhvilluar demokratike perëndimore”, tha Kurti.

Ndërsa, nuk ka vonuar edhe një replikë në distancë e Daut Haradinajt, ish-deputetit të AAK-së, i cili gjendej në studion e emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Edhe pse e quajti mik të tij pa ia përmendur emrin, tha se “i njëjti njeri i cili ka rrëzuar kamionët me produktet serbë kërkon reciprocitet” duke shpjeguar më pas edhe se çfarë do të thotë kjo.

“Reciprocitet me Serbinë nënkupton ne i eksportojmë vetëm 28 milionë ndërsa Serbia i sjell rreth 500 milionë mallra në Kosovë. Çka i bjen kjo reciprocitet? D.m.th. na i kushtëzojmë këta 28 milionë me 500 milionë, kjo është reciprociteti. Në duhet të insistojmë, të jemi unik, që taksa të mos hiqet deri në njohjen e Kosovës”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat