Bytyçi parashikon qeverinë e re të Kosovës

Aktuale

Bytyçi parashikon qeverinë e re të Kosovës

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 22:53
Enver Bytyçi

Analisti dhe historiani Enver Bytyçi, i ftuar në studion e RTV Ora, ka parashikuar qeverinë e re të Kosovës pas zgjedhjeve të reja parlamentare.

Bytyçi tha se Kosova do ketë një grupim të ri politik, qeveri dhe opozitë të re.

Analisti u shpreh se Partia Demokratike e presidentit Hashim Thaçit mund të kalojë në opozitë ndërsa partisë aktuale opozitare të kalojnë në qeverisje.

Enver Bytyçi: "Jam i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme Kosova do ketë një kostelacion të ri politik, qeverisje tjetër, një opozitë të re dhe një koalicion qeverisës të ri.

Me shumë mundësi Partia Demokratike e Thaçit do shkojë në opozitë ndërsa partitë politike që ishin në opozitë, kryesisht Lidhja Demokratike, Vetëvendosja dhe ndoshta mund ti bashkohet këtyre dyjave pas zgjedhjeve edhe partia e Haradinaj do të mund të krijojnë një qeveri të re, më stabile, që nuk do ketë nevojë të kërcënohet dhe te kushtëzohet nga Lista Serbska, nga Beogradi dhe një qeveri e cila do ketë mundësi të marrë vendime të qarta të cilat do ti sigurojnë Kosovës një ardhmëri shumë më të mirë sesa në ditët e sotme.”

Bytyçi shtoi se zgjedhjet e reja në Kosovë përbëjnë një hap pozitiv në ecurinë e saj.

Enver Bytyçi: "Zgjedhjet e reja në Kosovë, që tashmë janë të padiskutueshëm përbëjnë një hap pozitiv në ecurinë e saj qoftë për zhvillimet e brendshme, qoftë për institucionalizimin dhe forcimin e shtetësisë, qoftë për dialogun e Prishtinës me Beogradin apo edhe për çështjen e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe strukturat e tjera euroalantike."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat