Mirena, Molliqajt: Nëse do të ishit të sigurtë se do ta kalonit pragun, nuk do të bënit koalicion me AAK-në

Aktuale

Mirena, Molliqajt: Nëse do të ishit të sigurtë se do ta kalonit pragun, nuk do të bënit koalicion me AAK-në

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 23:10
Ilir Mirena

Analisti Ilir Mirena sonte në ‘Debat Plus’, duke komentuar koalicionin AAK-PSD, tha që mos të shitet si diçka e natyrshme. Sipas Mirenës, kjo u bë si shkak i interesave të dy partive.

‘’Më e sinqertë është me e pranu që Aleanca ndoshta nuk është ndi shumë  e sigurtë dhe i është deshtë një parti ndihmëse që e ka pru afër marrjes së pushtetit’’, tha Mirena.

Tutje, Mirena i tha Molliqajt se as PSD s’ka qenë e sigurtë që do ta kalojë pragun.

‘’Sjeni të sigurt që e kaloni pragun, sepse nuk e kishit ndi nevojë me shku me një parti tjetër në zgjedhje. Mos na  e paraqitni si të natyrshme këtë, sepse është nevojë. Asgjë s’kemi kundër’’, shtoi Mirena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat