Ish-ambasadori e gjen një metodë: Ja si t’iu shpëtojmë premtimeve “pa kripë” të politikanëve

Aktuale

Ish-ambasadori e gjen një metodë: Ja si t’iu shpëtojmë premtimeve “pa kripë” të politikanëve

Nga: A.ZH Më: 23 gusht 2019 Në ora: 00:23
Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi Lulzim Peci, ka dhënë një sugjerim për fushatën dhe debatet zgjedhore në vend.

Peci ka thënë se secila parti apo koalicion që merr pjesë ne zgjedhje, duhet të prezantojë “kabinetin qeveritar” dhe “kryeministrat e vendit” të debatojnë mes vete, përcjell Bota sot.

Sipas tij, një metodë e tillë, mund të reduktojë popullizmin dhe premtimet, që ai I quan “pa kripë” që mund t’iu servohen qytetarëve.

Reagimi i Pecit:

Nje sygjerim per fushaten dhe debatet zgjedhore:

Secili koalicion apo parti politike qe merre pjese ne zgjedhje te prezenton “kabinetin qeveritar” me te cilin do te deshironte ta qeverise vendin, dhe “kryeministrat e ministrat” te bejne debate te fokusuara me njeri tjetrin.

Kjo se paku mund te na tregon neve zgjedhesve se a kane ide keto koalicione dhe parti per qeverisjen e vendit dhe cfare jane ato.

Nje metode e tille e debatit zgjedhor mund ta redukoj sadopak popullizmin dhe premtimet “pa kryp” qe mund t’i servohen qytetareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat