Tha se e kishte shkarkuar Tahir Zemajn, Rexhep Selimit i vjen goditja: Përralla nga lufta këngëtar i odave

Aktuale

Tha se e kishte shkarkuar Tahir Zemajn, Rexhep Selimit i vjen goditja: Përralla nga lufta këngëtar i odave

Nga: A.ZH Më: 23 gusht 2019 Në ora: 00:33
Tahir Zemaj, Rexhep Selimi

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka deklaruar së fundmi se kishte nënshkruar shkarkimin e kolonelit Tahir Zemaj.

Ai ka rrëfyer se si kishin shkuar në Dukagjin me Thaçin, Krasniqin e Zyrapin për ta shkarkuar Tahir Zemajn.

“Pas dy ditësh ishim takuar përsëri. Bashkë me Zyrapin dhe Thaçin i kishim komunikuar Zemajt se ishte i shkarkuar. Zemaj kishte reaguar. Dhe unë e kuptoj atë por nuk është e drejtë që një person, sado i aftë që të jetë, të caktoj vetën komandant pa pëlqim të Shtabit, Për mua atëherë ishte hera e parë që e takoja Zemajn. Isha ai që e nënshkrova shkarkimin e tij”, ka thënë Selimi në T7.

Por, rrëfimet e tij në lidhje me Zemajn, anëtari i Partisë Parlamentare të viteve të 90-ta Sali Rexhaj, i ka quajtur “përralla të luftës”, përcjell Bota sot.

Ndërsa, Selimin, ai e ka quajtur “këngëtar të odave”.

“Përralla nga lufta: Rexhep Selimi, këngëtar i odave e paska shkarkuar komandantin e Dukagjinit, kolonel Tahir Zemajn”, ka shkruar në një postim në Facebook Sali Rexhaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat