Trump e do arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi para zgjedhjeve presidenciale amerikane

Aktuale

Trump e do arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi para zgjedhjeve presidenciale amerikane

Nga: F. B. Më: 23 gusht 2019 Në ora: 09:15
Donald Trump

Administrata e Trumpi padyshim dëshiron marrëveshje përfundimtare rreth Kosovës para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale amerikane në nëntor 2020, sepse kjo do të ishte “plus i madh” për fushatën e Trump, por edhe për pozitën e tij kjo do ishte shumë emirë të bëhet para zgjedhjeve dhe jo në qershor, kur kjo mund të harrohet, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

Në Serbi vetëm në fund majit apo qershor mund të formohet qeveria e re si produkt i zgjedhjeve, kështu që as Beogradi nuk do të jetë i gatshëm të pranoj marrëveshje në atë periudhë kanë thënë për “Danas” përfaqësues të rretheve diplomatike duke komentuar se plani i administratës amerikane është që marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës të nënshkruhet në verën e ardhshme.

Burime tona vlerësojnë se nuk janë reale konstatimet në media se të dy palët përsëri duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve në shtator, por kjo mund të bëhet më vonë në vjeshtë apo fillim të dimrit.

„Është jo reale që bisedimet mes dy vendeve të vazhdojnë në gjysmën e shtatorit, sepse zgjedhjet parlamentare në Kosovës duhet mbahen në fillim tetori. Duhen pritur zgjedhjet dhe formimi i qeverisë së Kosovës dhe ekipi negociator shpjegojnë diplomatët dhe kjo nuk pritet të ndodhë para nëntorit a dhjetorit. Presidenti i Serbisë Vuçiq pas takimit me sekretarin shtetëror Pompoe ka thënë se dialogu në Kosovë “në rastin më të mirë” mund të vazhdoj në dhjetor.

Sipas “Danas” ShBa “ janë të okupuara me gjendjen në Kore, Iran dhe Venezuelë, por Kosova në muajt e ardhshëm do të jetë në fokus të interesimit të saj” “.

“BE nuk pati kapacitet që me sukses të përfundoj bisedimet, ndërsa Tramp përfundimisht ka stabilizuar politikën e tij të jashtme. Saktë tash ShBA kërkojnë heqjen e taksës dhe bllokimin e fushatës së pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe insistojnë njohjen e ndërsjellë. Qëllimi i fundit i Amerikës është evitimi i ndikimit të Rusisë në Serbi dhe Ballkan dhe këto vende të hyjnë në BE dhe NATO, thonë diplomatët.

Gregori Rejmond, profesor i raporteve ndërkombëtare në Universitetin “Bojsi” në Ajdahu, ka thënë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit „shumë me rëndësi për ShBA“ për shkak të „stabilizimit të regjionit por vështirë të mendohet si do të vazhdojnë bisedimet derisa janë në fuqi taksat “.

“Në takimin mes presidentit dhe sekretarit amerikan u theksuar se Uashingtoni beson se taksat duhet të hiqen dhe të vazhdoj dialogu. Zyrtarët në Prishtinë duhet të jenë të vetëdijshëm, por vështirë të pritet ndryshimi I qëndrimit për heqjen e taksës, por konstatimet nga takimi duhet të ndikojnë në ato” thekson Rejmond.

ShBA do bëjnë çdo gjë që nga kreu shtetëror dhe qeveria e Serbisë të mënjanohen “njerëzit pro rus” thonë diplomatët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat