Molliqaj për AAK-në: Nuk jemi bashkuar prej dashurisë por për shkak të interesave të qytetarëve

Aktuale

Molliqaj për AAK-në: Nuk jemi bashkuar prej dashurisë por për shkak të interesave të qytetarëve

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 09:25
Dardan Molliqaj

Ish-deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për akuzat që ia kishte drejtuar AAK-së në kohën kur Molliqaj ishte pjesë e VV-së. Ai e kishte akuzuar AAK-në se iu merrte haraç bizneseve në Dukagjin.

Molliqaj ka thënë se bashkëpunimeve politike duhet t’i bëhet trajtim politik.

Sipas tij, mund të bëhen punë të mira me dikë që që nuk e ke shokë nëse është plani i mirë. Ai theksoi se AAK-në e PSD-në e ka bashkuar kauza e përbashkët siç kishte bashkuar familjen e tij me Haradinajn në luftë.

“Na nuk jemi bashkuar prej dashurisë, jemi bashkuar në kuadër të planit që jemi të për të cilin jemi pajtuar. Për interesa të partive që përkthehen në interesa të qytetarëve. Familjarisht kemi pasur një afërsi dhe kemi qenë fshati i parë dhe familja e parë që pas 24 marsit 1999 që kanë shkuar në Gllogjan dhe i kanë thënë që kësaj pune po i shkojmë bashkë. Pas luftës kemi pasur dallime, edhe këta edhe na, dallime politike sepse mendojmë për çështje të ndryshme. Edhe sot kemi dallime se as AAK-ja nuk është shkrirë në PSD as PSD-ja në AAK. Kur vijnë çështje të madhe politike, dallimet të cilat janë shumë ma të vogla sigurisht që na bëjnë bashkë. Nuk jemi kon miq në 99-n por na ka bashkuar kauza, nuk jemi miq sot por e kemi kauzën e përbashkët”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, deklaroi se nuk është prekur nga akuzat e Molliqajt pasi që sipas tij ato nuk kanë qenë në drejtim të tij personalisht.

Ai theksoi se kanë pasur dallime politike, por familjarisht janë miq.

“Kemi pasur dallime shumë të mëdha me Dardanin, por nëse flasim për familje e them me përgjegjësi që pak kam pak miq më të mëdhenj se në Deçan, qoftë Brahimin, qoftë mixhën e tij gjatë luftës e pas luftës. Dallime politike kemi pasur, por ato janë tejkaluar. Ne vazhdojmë të bindur për fitore në zgjedhjet që na presin”, tha Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat