Nisma-AKR garojnë të vetme në zgjedhje, Limaj kandidat për kryeministër

Aktuale

Nisma-AKR garojnë të vetme në zgjedhje, Limaj kandidat për kryeministër

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 09:38
Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj

(E plotësuar) - “Koalicioni Nisma –AKR përcaktues i qeverisë së ardhme të Kosovës”

Nisma Socialdemokrate dhe AKR edhe zyrtarisht kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhor, për të cilin thanë se do të jetë përcaktues i qeverisë se ardhshme të Kosovës.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se ky koalicion do të garojë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme me një listë të përbashkët.

Sipas tij, AKR dhe Nisma do të bëjnë një punë dinjitoze dhe nuk do kenë asnjë arsye që ta ulin kokën para elektoratit.

Pacolli: Koalicioni ynë kyç për formimin e qeverisë së ardhshme

“Besojmë se edhe në të ardhmen do të bëjmë një punë të mirë, AKR dhe Nisma mbrëmë kanë vendosur që të formojnë një koalicion, unë do e quajtur qendra e artë, boshti i mesëm ose po e quaj ajo pjesa e tretë politike e cila do të jetë kyçe do të jetë e rëndësishme në formimin e qeverisë së ardhshme. AKR dhe Nisma do të jenë në koalicion parazgjedhor, do të garojnë me një listë të përbashkët. Lista do të ketë kandidatin e vetë për kryeministër dhe unë besoj se edhe AKR, edhe Nisma do të bëjnë një punë dinjitoze, ato do të garojnë, do të sfidojnë këto zgjedhje gjithmonë krye lartë, duke mos pasur asnjë arsye ta ulim kokën para elektoratit”, tha ai.

Duke shpresuar në një bashkëpunim të mirë në mes partnerëve të këtij koalicioni, Pacolli tha se AKR ka bashkëpunuar shumë mirë me Nismën dhe ministrat sa kanë qenë në qeveri.

Sipas tij, jeta politike në Kosovës është polarizuar, por që ata si koalicion parazgjedhor gjithmonë do ta ketë pikë të parë qytetarin dhe hallet e tij.

E nënshkrimin e koalicionit AKR-Nisma e ka quajtur lajm të mirë për vendin edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Derisa ka theksuar se ky koalicion shkon i vetëm në zgjedhje por mbetet i hapur për partitë e vogla, Limaj shfaqi edhe kandidaturën e tij për kryeministër.

Koalicionin Nisma-AKR, Limaj e ka konsideruar si përcaktues së Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës.

Limaj: Në këtë bosht politik kam nderin që t’i prij listës si kryeministër

“Besoj që koalicioni ynë i ka dyert e hapura edhe për grupet tjera që t’i bashkohen këtij boshti politik, kam nderin që do i prij listës dhe do jem kandidat për kryeministër i këtij boshti për këto zgjedhje që do të vijnë. Iu siguroj që ne si grupe politike po ruajmë balanca politike në këtë vend, po ndihmojmë një alternativë ndryshe, një alternativë e cila do të bazohet dhe do të shpalos fushatën e vetë elektorale në çështje thelbësore për vendin. Ne nuk do të biem viktimë e një vote më tepër elektorale për t’u marrë me temat të cilat nuk kanë mbulesë dhe janë të panevojshme....Jam duke thënë për partitë e vogla të cilat ka grupe të vogla dhe mund të na bashkohen grupe, personalitete jemi të gatshëm...Koalicioni Nisma-AKR shkon e vetme në zgjedhje jo me atë që thoni”, tha Limaj.

Sipas të parit të Nismës Socialdemokrate koalicioni parazgjedhor i nënshkruar sot në mes të Nismës dhe AKR është kandidat serioz për t’i fituar këto zgjedhje.

Limaj: Koalicioni Nisma-AKR kandidat serioz për t’i fituar zgjedhjet

“Ky koalicion është serioz për t’i fituar zgjedhjet Nisma dhe AKR futen fuqishëm nga ky moment, bashkimi i forcave ne jemi një koalicion dhe kandidat serioz për të fituar zgjedhjet dhe do të punojmë për t’i fituar zgjedhjet do ta shihni në ditët në vijim, koalicioni Nisma-AKR dhe grupet tjera që  mund të na bashkohen këtij boshti politik do të jenë kandidat dhe forcë serioze për të konkurruar në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme”, tha ai.

I pyetur se përse nuk i përgjigjet kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj se a do bëjë koalicion Nisma me këtë parti apo jo, Limaj tha se sot kanë përgjigje për vetën e tyre dhe se nuk kanë nevojë t’i japin përgjigje askujt.

Kujtojmë që ditë më parë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë koalicion parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate.

***

Nisma Socialdemokrate dhe AKR-së edhe zyrtarisht kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhor, për të cilin tha se do të jetë përcaktues i qeverisë se ardhshme të Kosovës.

Kryetari i AKR-së në një konferencë për media, Behgjet Pacolli tha se AKR dhe Nisma do të garojnë me një listë të përbashkët dhe do të ketë kandidatin e vet për kryeministër.

“AKR dhe Nisma mbrëmë kanë vendosur që të formojnë një koalicion, kisha me quajt qendra e artë, boshti i mesëm, ose po e quaj pjesa e tretë politike e cila do të jetë kyçe, do të jetë e rëndësishme në formimin e qeverisë së ardhshme. AKR dhe Nisma do të garojnë me një listë të përbashkët, lista do të ketë kandidatin e vet për kryeministër, besoj që ARK dhe Nisma do të bëjnë një punë dinjitoze. Kemi punuar në mënyrë të ndershme e transparente, dhe mandatin edhe pse nuk e kemi quar në fund e kemi kryer pa asnjë skandal, jam krenar për punën e bërë”, tha Pacolli.

Image

Ai tha se kanë bashkëpunuar shumë mirë me Nismën dhe ministrat sa kanë qenë në qeveri.

Kurse, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se koalicioni nisma AKR-në shkon e vetme në zgjedhje.

Image

“Është një lajm i mirë për vendin, që tregon që me këtë vendim që kemi marrë për të ndërtuar një bosht politik, ku presim të bashkohen edhe forca të tjera politike tregon urtësinë, seriozitetin racionalitetin për zgjedhjet që na presin. Besoj që koalicioni ynë i ka dyert e hapura edhe për të tjerët që duan të na bashkohen. Ne si grupe politike po ruajmë balancet politike në vend, po ndihmojnë një alternativë ndryshe. Ne nuk do të bimë viktimë e një vote elektorate, Kosova ka tema që duhet të merret seriozisht me to. Ky koalicion do të jetë përcaktues i qeverisë se ardhshme të Kosovës”, tha ai

***

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, sot kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor. Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli në një konferencë për media bashkë me liderin e Nisma’s, Fatmir Limaj, ka thënë se ky koalicion do ta këtë kandidatin e saj për kryeministër.

“AKR do të hyjë në koalicion me Nisma’n, pra do ta kemi një listë të përbashkët për deputetë dhe do ta kemi kandidatin e përbashkët për kryeministër. Do ta bëjmë një punë dinjitoze duke mos pas asnjë arsyeje që ta ulim kryet para elektoratit, pasi që kemi punuar ndershëm dhe me transparencë. Këtë mandat e kemi kryer në mënyrë dinjitoze pa asnjë skandal, askush nuk mund ta drejtoj gishtin në drejtim tonin për mos punë”, ka thënë Pacolli.

Ai tha se ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Limajn dhe me ministrat e Nismës në qeveri.

“Kemi qenë një zë i punës së mirë, kemi dërguar mesazhe të mira nga Qeveria e Kosovës dhe tani nuk ekziston asnjë problem që mund të fliste kundër punës sonë të përbashkët”, ka thënë ai.

Sipas Pacollit, AKR dhe Nisma e kanë ndërmend të bashkëpunojnë, ku në pikë të parë do ta kenë qytetarin.

Nisma dhe AKR nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor

Nisma dhe Akr është koalicioni i dytë parazgjedhor.

Pas marrëveshjes AAK-PSD, mbrëmë në orët e vona është arritur marrëveshja për koalicionin mas partisë së Fatmir Limës dhe Behgjet Pacollit.

Nisma ka marrë këtë vendim me të vetmin qëllim, krijimin e një boshti të ri në zgjedhjet që pritet të mbahen me 6 tetor.

Madje, dy partitë që janë marrëveshur mbrëmë e kanë lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit edhe me subjekte të tjera politike brenda kësaj liste.

Marrëveshja pritet të nënshkrohet sot në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat