Mediat serbe: Shqiptarët kanë kërkesa megalomane - Duan vetëm pranimin

Aktuale

Mediat serbe: Shqiptarët kanë kërkesa megalomane - Duan vetëm pranimin

Nga: F. B. Më: 23 gusht 2019 Në ora: 10:03
Vuçiq, Mogherini, Thaçi

Presidenti Vuçiq rreth vazhdimit të dialogut ka thënë se: “Ne mos të marrim asgjë? Nënshkrimin tim në atë nuk do ta shohin. Presionin vendimtar në palën shqiptare duhet ta bëjë Uashingtoni”, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”

Paralajmërimi i heqjes së taksës dhe de-bllokimit të dialogut për normalizimin e raporteve me shqiptarët e Kosovës pas takimit Vuçiq -Pompoe është shenjë e mirë, por në tavolinë e dialogut para Beogradit mund të gjenden kurthe të reja nga Prishtina, shkruan gazeta.

Në të vërtetë pas taksës në nëntor, shqiptarët kanë marr një seri të vendimeve në mënyrë që të përmbyllin shtetësinë, që janë ende në fuqi. Një muaj pas taksës Kuvendi vendosi formimin e Ushtrisë, pastaj platforma e dialogut që “gozhdon” kufijtë aktual të Kosovës dhe insiston se përfundimi i dialogut duhet të jetë njohja e ndërsjellë nga dy palët.

Pas kësaj është bërë hapi i tentimit të marrjes së Trepçës, formimi i Gjykatës për krime të kryera nga serbët në Kosovë, ndalesa e hyrjes për zyrtarët serb etj... të gjitha këto me qëllim që dialogu për normalizim të përfundoj me njohjen e ndërsjellë, në çka ka ftuar edhe sekretari amerikan Pompeo në takim me Vuçiq.

Vuçiq ka porositur se ShBA kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe ajo është politika e tyre që nuk ndryshon:

Image

“Situata jonë është e rëndë dhe nuk do të jetë lehtë në periudhën e ardhshme, por ne do vazhdojmë të përpiqemi. Mund të bisedojmë për gjithçka nëse është fjala për kompromis, por nëse shqiptarët fitojnë çdo gjë e Serbia asgjë nuk do kenë nënshkrimin tim” ka thënë Vuçiq.

Diplomati Zoran Milivojeviç mendon të vazhdoj dialogun por përmbajtja varet nga Uashingtoni: “Do shohim si do përfundoj presioni ndaj Prishtinës për taksat dhe respektimi i interesit serb dhe kompromisi si zgjidhje e vetme. Por kjo nuk mund të arrihet nëse në fillim vendoset pranimi, për këtë duhet mendojnë fuqitë e mëdha dhe Amerika nëse kujdesen për dialogun.

Analisti i jashtëm politik Nemanja Staroviç ka thënë se pret që qeveria e re e Prishtinës që mund të bëhet në nëntor do tentoj të heq taksën me lëshime të caktuara politike si nga Beogradi edhe bashkësia ndërkombëtare: ”Hapi i vetëm në të cilin Beogradi mund të jetë i gatshëm është ndalesa e fushatës për tërheqje të njohjes së Kosovës me sistemin e “moratoriumit dyanshëm”, ku Prishtina nuk do kërkoj njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat