Limaj: Me AKR-në po e formojmë një bosht të ri politik

Aktuale

Limaj: Me AKR-në po e formojmë një bosht të ri politik

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 11:33
Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj

Fatmir Limaj ka thënë se marrëveshja me AKR-në nënkupton krijimin e një boshti të ri politik në vend.

Numri një i Nisma-s ka thënë se pret që në këtë bosht të bashkohen edhe parti të tjera të vogla.

“Është një lajm i mirë për vendin e zhvillimet politike në vend. Ne kemi ndërtuar një bosht politik në të cilin presim të bashkohen edhe partitë politike. Ky koalicion do të japë shanse e mundësi të mira. Ne si grupe politike po i ruajm balancat politike në vend.

Kosova ka tema që duhen marrë seriozisht, ndërsa ne do jemi përcaktori i qeverisës së ardhshme të Kosovës. Koaliacioni Nisma-AKT shkon e vetme në zgjedhje. Është kënaqësi të jemi bashkë me zotëri Pacollin. Zoti na ndihmoftë në synimet tona” ka thënë Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat