Kadri Veseli sot i shkon për vizitë Ramiz Kelmendit

Aktuale

Kadri Veseli sot i shkon për vizitë Ramiz Kelmendit

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 12:55
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot pritet t’i shkojë në vizitë biznesmenit të njohur shqiptar dhe ish-deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendit.

'Radio 1' merr vesh nga burime të sigurta se vizita e Veselit tek Kelmendi do të ndodhë dhe do të filloi në ora 14:00 në Pejë.

Veseli do vizitojë bizneset e rrjetit të Kelmendit, nga 'Pi&ki' dhe 'Egi group' për të vazhduar edhe tek qendra tjera të kompanisë.

E rëndësishme, gjithnjë sipas burimeve të 'Radio 1' të afërta me Veselin dhe Kelmendin, do të jetë një 'drekë pune' e tyre, që pritet të zhvillohet në rezidencën e Kelmendit në Rugovë.

Veseli një vizitë të tillë tek bizneset e Kelmendit e kishte paralajmëruar edhe muaj më parë, por që nuk kishte ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat