Edhe një aderim i ri në AAK

Aktuale

Edhe një aderim i ri në AAK

Nga: M.H Më: 23 gusht 2019 Në ora: 13:13
Leonora Rrecaj dhe Ramush Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar në facebok duke prezantuar ardhjen e re në partin e AAK-së, të avokates Leonora Rrecaj. Haradinaj i uroi mirëseardhje dhe tha që Aleanca po merr mbështetje të fuqishme, që dëshmon rritjen e besimit qytetarë.

Postimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti e vlerave dhe e hapur për idetë e reja kreative, që e transformojnë shoqërinë dhe forcojnë shtetin tonë. Aleanca po merr mbështetje të fuqishme, që dëshmon rritjen e besimit qytetarë në konceptin e saj 100% shtet. Mirënjohes avokates së suksesshme dhe intelektuales, Leonora Rrecaj, që ka zgjedhur t’i bashkohet vizionit të AAK-së.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat