Shpend Ahmeti tregon për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti - Bota Sot
Shpend Ahmeti tregon për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti

Aktuale

Shpend Ahmeti tregon për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 15:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në rrjetin social Facebook ka raportuar për aksidentin në rrugën “Agim Ramadani”, ku një kamion kishte probleme dhe nuk arriti të frenojë duke u shkaktuar dëme nëntë veturave dhe duke lënduar dy persona.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në qendër të qytetit në rrugën Agim Ramadani kur një kamion është përplasur me disa vetura. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes, ndërsa menjëherë kanë intervenuar edhe dy ekipe të Urgjencës së Komunës tonë dhe për fat të mirë lëndimet nuk janë të rënda. Raportohet për dy persona të lënduar. Besoj se do të zbardhen të gjitha detajet në ditët në vijim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...