Ivica Daçiqit i vjen goditja e rëndë nga Amerika

Aktuale

Ivica Daçiqit i vjen goditja e rëndë nga Amerika

Nga: A.ZH Më: 23 gusht 2019 Në ora: 16:25
Mike Pompeo dhe Ivica Daçiq

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka komentuar kërkesën e Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Pompeo teksa ka pritur ditë më parë në takim presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga Serbia dhe Kosova, që të shmangin provokimet dhe të vazhdojnë dialogun.

Por, sipas profesorit amerikan, nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes të dyja vendeve, me mentalitetin e ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Ky I fundit, ka njoftuar se javën e ardhshme, do të publikojë emrin e shtetit të 15-të që sipas tij, ka tërhequr njohjen për Kosovën, përcjell Bota sot.

“Pompeo kërkoi nga Serbia dhe Kosova që të shmangin provokimet dhe të vazhdojnë dialogun, ndërsa ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq njoftoi se javën e ardhshme ai do të thotë emrin e vendit të 15-të që tërhoqi njohjen e tij për Kosovën. Nuk ka asnjë normalizim të marrëdhënieve me këtë mentalitet politik”, ka deklaruar Ben-Meir.

Ai ka theksuar se dialogu do të vazhdojë të dështojë, nëse Serbia, nuk përpiqet për një marrëveshje me Kosovën, që çon në njohje të ndërsjellë.

“Beogradi duhet të përqëndrohet në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën që çon në njohje të ndërsjellë. Përndryshe dialogu do të vazhdojë të dështojë”, ka thënë më tej profesori amerikan.

Ben-Meir ka deklaruar se përpjekjet e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja shteteve, nuk kanë qenë të mjaftueshme.

Andaj, ai ka kërkuar nga Brukseli që të ndryshojë qasjen për gjetjen e një zgjidhjeje, përcjell Bota sot.

“Për më shumë se një dekadë, Bashkimi Evropain është përpjekur të arrijë normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por nuk ka qenë e mjaftueshme. Diçka duhet të ndryshojë, Brukselit i duhet një qasje e re për të gjetur një marrëveshje”, ka theksuar profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat