Tahiri: Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviçit - Bota Sot
Tahiri: Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviçit

Aktuale

Tahiri: Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviçit

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 16:35
Abelard Tahiri

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një deklarate për media, bëri të ditur për kompletimin dhe dërgimin e dosjes për fletë rreshtimin ndërkombëtar për Milan Radojçiq, i dyshuar për vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviç.

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Në angazhimin tim për të sjell para drejtësisë vrasësit e politikanit kosovar të nacionalitetit serb, Oliver Ivanoviç, sot kemi marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe e kemi proceduar tutje Fletë Rreshtimin Ndërkombëtar për të dyshuarin kryesor Milan Radojçiq.

Pavarësisht pengesave në hetime që janë shkaktuar nga pushteti në Serbi, si institucione përgjegjëse që sigurojnë rendin dhe ligjin, ne nuk jemi zmbrapsur dhe kemi qenë të pa kompromis në ndjekjen e të dyshuarve, që të njëjtit të sillen para drejtësisë.

Fletë Rreshtimi është hap konkret që do të ndihmojë në zbardhjen e rastit në tërësi, dhe do të bëjë të ditur edhe motivet si dhe urdhërdhënësit e kësaj vepre penale.

Për më shumë, ky Fletë Rreshtim është dëshmi se sistemi i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës është një sistem i qëndrueshëm në të cilin mund të besojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ashtu siç kemi premtuar, Republika e Kosovës dhe të gjitha institucionet e saj nuk do të ndalen deri në zbardhjen e rastit të vrasjes së qytetarit dhe politikanit kosovar Oliver Ivanoviç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...