“Budallë me tupan”, anëtari i Kryesisë së PSD-së sulmon ashpër Bahtirin për aderimin në VV

Aktuale

“Budallë me tupan”, anëtari i Kryesisë së PSD-së sulmon ashpër Bahtirin për aderimin në VV

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:08
Albin Kuti dhe Agim Bahtiri

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni e ka komentuar aderimin e kryetarit të Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri në Vetëvendosje, nga AKR-ja.

Madje, përmes një postimi në Facebook, Hyseni e ka quajtur “budallë me tupan”, dhe “patriot me bateria”.

Ka thënë se është 100 herë më i korruptuar se PDK, dhe se tash po cilësohet “burrë i mirë”, nga VV-ja.

Ky është postimi i plot i tij në Facebook:

Agim Bahtiri, një patriot me bateria dhe budallë me tupan, katër herë kumbarë me PDK-në në Mitrovicë, 100 herë i korruptuar, tash që po hyn në VV bahet burrë i mirë, i besës e i punës. Po e paramendoj në mbledhje të Kryesisë Agimin Bahtirin. Ka me e shndërru forumin në odë. Ama jo në një odë tipike ku ka llafe t’urta e me rrotlla. Jo, jo, në një mbledhi dokrrash.

Athua, a i ka thënë Albini Agim Bahtirit me e kthy mandatin në AKR tash që po aderon në VV?! Qendronit i pati thënë dorëzoje mandatin para se me dalë. Deputetëve njejtë. A po e vjedh një mandat të kryetarit VV me këtë rast?!

Prej 2 vitesh, e vërteta në VV nuk ka më procedurë. Ajo nuk është çështje përpjekjesh; nuk është as punë e gjykimit të veprimeve apo pozicioneve. Garancia për të në mënyrë ontologjike lidhet me emrin e përveçëm. Është thjesht qenia e tij. I njejti veprim, nëse e bën ai quhet interes publik, kurse për tjetrin rezervohen epitetet linçuese. Populli ynë hipokrizinë e tillë e përshkruan me hoxhën që thotë bëj çfarë them unë, mos bëj çfarë bëj unë.

E ka t’lidhur për kërthize t’vërtetën ky tipi.

Egoja e papërmbajtshme ta humbë çdo skrupull, por pyetja me e rëndësishme është se nga buron ajo dhe çfarë lloji është. Kjo garancë, ky rezervim i të vërtetës vjen nga një traditë politike që i ka shkrirë në një shkencën dhe politikën. Së këndejmi, roli i subjektit është bërë e vërteta e garantuar prej shkencës. Vetëm kur e sheh veten si mjet për realizimin e domosdoshmërisë historike je në gjendje të zbatosh standarde të dyfishta dhe ta mbash kryet lart si idiot. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat