Goditje e rëndë për Kadri Veselin: Sa qesharak aq edhe hipokrit - Bota Sot
Goditje e rëndë për Kadri Veselin: Sa qesharak aq edhe hipokrit

Aktuale

Goditje e rëndë për Kadri Veselin: Sa qesharak aq edhe hipokrit

Nga: N.H Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:20
Kadri Veseli

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj përmes një postimi në Facebook, ka komentuar emërimin në pozitën e drejtorit të muzeut bashkë-partiakun e Kadri Veselit.

Ai thotë se këtë veprim Veseli e bëri gjatë fushatës zgjedhore dhe në vijë me sloganin e tyre, sipas të cilit, sa qesharak aq edhe hipokrit të luftimit të korrupsionit e nepotizmit.

“Kjo, përkthyer në gjuhën e përditshmërisë nënkupton luftë kundër vetvetes dhe kredos së tyre partiake, apo thjeshtë një “vetëvrasje politike”!”, shkruan Gecaj.

Ja shkrimi i tij:

FARSA ELEKTORALE E KADRI VESELIT!

Një ditë pasi ministri i tij emëron bashkë-partiakun në pozitën e drejtorit të muzeut, njeri nga kryeministrat e Qeverisë PAN, Kadri Veseli, e shkarkon atë dhe komisionin kompetent për këtë shkelje tanimë të zakonshme ligjore të tyre. Këtë veprim “shefi” e bëri gjatë fushatës zgjedhore dhe në vijë me sloganin e tyre, sa qesharak aq edhe hipokrit, të luftimit të korrupsionit e nepotizmit. Kjo, përkthyer në gjuhën e përditshmërisë nënkupton luftë kundër vetvetes dhe kredos së tyre partiake, apo thjeshtë një “vetëvrasje politike”!

Ky shkarkim, jo vetëm qe ishte një “operacion” mirë i paramenduar më parë dhe hedhje hi syve, por është edhe shkelje e dyfishtë: (1) ministri pranon se ka shkelur ligjin, ashtu siç e ka bërë edhe në shumë konkurse tjera, në veçanti pas dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj; dhe (2) shkelje flagrante e kryetarit të partisë së tyre, i cili nuk do të duhej të përzihej fare në punët dhe vendimet e qeverisë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...