Kurtit i reagon Rexhaj që tha se çiftet s’po bëjnë fëmijë pasi jetojnë me prindërit

Aktuale

Kurtit i reagon Rexhaj që tha se çiftet s’po bëjnë fëmijë pasi jetojnë me prindërit

Nga: A.ZH Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:37
Albin Kurti

Mbrëmë në një komunikim direkt me qytetarët në Facebook, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është shprehur i shqetësuar edhe për rënien e natalitetit në vendin tonë.

Ai beson që një gjë e tillë mund të jetë pasojë e banimit të përbashkët të çifteve me prindërit e tyre.

Si zgjidhje për këtë, Kurti ka premtuar që në rastin e ardhjes së tij në pushtet, çifteve do t’iu mundësohet blerja me këste e banesës brenda 10 vitesh.

Por, me këtë politikë të Kurtit, nuk po pajtohet Sali Rexhaj, anëtar i Partisë Parlamentare të Kosovës në vitet e 90-ta, përcjell Bota sot.

Rexhaj në një postim në Facebook, ka kundërshtuar Kurtin, duke thënë se shqiptarët janë shtuar më së shumti në kohën kur jetonin në një shtëpi deri me 100 anëtarë të familjes.

Sipas tij, shtimi i popullsisë, nuk ka të bëjë me dhoma, shtëpi e banesa, por me shkallën e vetëdijësimit dhezhvillimit ekonomik.

Rexhaj ka theksuar se Kurti, përkundër që ka banesë në Prishtinë dhe në Oslo, por edhe një shtëpi në Vladimir, ka vetëm një fëmijë.

Reagimi i Rexhajt pa ndërhyjen e redaksisë:

Nataliteti e Al-Bini.

Kurti dje paska thene se shqiptaret nuk po shtohen se nuk kan dhoma per ato pune.

Al-Bin, shqiptaret jane shtuar me se shumti ne kohen kur jetonin ne nje shtepi deri ne 100 anetar te familjes. Dhomat i ndanin me perde e batani e flenin ne to nga 10 deri ne 20 vete.

Pra shtimi i popullsise nuk ka te beje me dhoma, shtepi e banesa, po me shkallen e vetedijes e zhvillimit ekonomik. Sa me i prapambetur e me i varfer qe eshte nje popull, aq me te larte e ka shtimin e popullsise.

Per shembull ti e ke nje banese ne Prishtine, nje shtepi ne Vlladimir e nje banese tjeter ne Osllo, po e ke vetem nje femije.

Nuk besoj se nuk ke hapsire per ato pune, siq po thua ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat