Isa Mustafa jep lajmin e shumëpritur: Ja kandidatët e LDK-së për kryeministër, zbulohen 33 anëtarët e Kryesisë - Bota Sot
Isa Mustafa jep lajmin e shumëpritur: Ja kandidatët e LDK-së për kryeministër, zbulohen 33 anëtarët e Kryesisë

Aktuale

Isa Mustafa jep lajmin e shumëpritur: Ja kandidatët e LDK-së për kryeministër, zbulohen 33 anëtarët e Kryesisë

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:51
Isa Mustafa

Mustafa: Nuk heqim dorë nga pozita e kryeministrit

Kryetari i LDK-sa, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm deklaroi se qëndrimi i tyre është i prerë dhe se nuk heqin dorë nga pozita e kryeministrit në rast së hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa: Kemi 4 ose 5 njerëz që mund të jenë kandidatë për kryeministër

"Unë mund të them se kemi katër ose pesë njerëz që unë tash i kam përpara, që ata mund të jenë kandidatë për kryeministër... sa i përket VV-së unë i kam parë në mjetet e informimit deklarimet e njerëzve çka duhet me dhon. Unë me Kurtin nuk i kam biseduar, jam takuar disa herë në asnjë moment ne nuk kemi diskutuar për ndarjen e pozitave... unë mund t’ju them se qëndrimi ynë është i prerë, që ne nuk mund të shkojmë në një koalicion parazgjedhor duke hequr dorë prej pozitës së kryeministrit sepse nuk e kemi fjalën vetëm për kryeministër por edhe për liderin qe e implementon një program qeverisës", tha Mustafa.

Kreu i LDK-së tha se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm nuk kanë diskutuar për mandatarin, derisa ka njoftuar se nesër do të mblidhet kryesia nga ora 11:00.

Mustafa: Çështjen e mandatarit do ta bisedojmë në mbledhjen e kryesisë

"Jo sonte nuk kemi diskutuar, nesër do të diskutojmë, nesër e kam thirr mbledhjen e kryesisë në orën 11:00, për të biseduar fillimisht për çështjen e mandatarit, do të mundohemi qe të bëjmë një propozim... në këshill do të bisedojmë edhe për koalicionet, në parim jemi qe do të shkojmë vet, por edhe për këtë do të vendosë në këshillin e përgjithshëm se cila është arsyeja më e mirë e shkuarjes në zgjedhje", vijoi Mustafa.

Sipas tij, fushata e Kadri Veselit për 0% nepotizëm nuk është bindëse, siç tha ai farën e nepotizmit e ka mbjellë vet PDK. Ai tha se në qeverisjen e tij nuk kanë pasur asnjë ministër me aktakuzë.

Sa i përket ultimatumit të VV-së që të vendoset deri në fund të javës për një koalicion të mundshëm, Mustafa tha se një gjë e tillë nuk është marrë seriozisht nga partia e tij.

Mustafa: Ultimatumin e VV-së nuk e marrim seriozisht 

“Ultimatumin e VV-së kush seriozisht nuk e merr, çfarë flasin njerëzit në ekrane është punë e tyre, ne këto punë nuk i rregullojmë duke dhënë deklarata televizive, punët rregullohen në tavolinë. Por jo me vu kushte edhe me vu ditë. Kështu që ato ditë kush i ka dhënë është punë e tyre, nuk është puna e jona", ka thënë Mustafa.

Po ashtu, ai deklaroi se si LDK nuk do të nguten për koalicione të mundshme dhe se do të shohin se cili është interesi i partisë dhe qytetarëve të Kosovës.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm është zgjedhur kryesia e re e LDK-së me përbërje prej 33 anëtarësh, ku nëntë prej tyre janë gra.

Pjesë e kryesisë janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hikmete Bajrami, Avdullah Hoti, Doruntinë Maloku, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumi Abdixhiku, Brikenda Kryeziu, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi, Fidan Rekaliu dhe Naser Osmani. 

***

Në Këshillin Drejtues të LDK-së të mbajtur në orët e mbrëmjes janë propozuat 33 emra për anëtarë të Kryesisë.

“Në Këshill janë propozuar 33 emra për Kryesi ata janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hikmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumi Abdixhiku, Brikena Krasniqi, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu

Si emra të rinj në Kryesi janë : Valon Murtezaj, Florian Dushi, Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani, Rrezarta Krasniqi

***

Kreu i LDK’së, pas formimit të kryesisë së re ka folur për kandidatin për kryeministër, që kjo parti pritet ta zgjedhë. Mustafa thotë se kanë katër-pesë emra dhe nesër do të vendosin cili do të jetë i nominuari i tyre.

“Mund të them se i kemi katër ose pesë që mund të jenë kandidat për kryeministër”, ka thënë kreu i LDK’së.

Ai thotë se nga precedentët do të dëgjojnë se cilat janë planet e tyre, dhe më i miri do të zgjedhet si mandatar.

“Nesër do të ulemi të disktuojmë, që të na bindin se mund t’i fitojnë zgjedhjet. Asnjë konflikt të brendshëm nuk e kemi për atë, dhe s’do ta kemi”, është shprehur ai.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në emisionin DPT te Fidani ka thënë se VV nuk do t’ia lë LDK’së pozitën e kryeministrit, nëse ato bëjnë koalicion parazgjedhor. Sipas Konjufcës, Albin Kurti duhet të jetë kandidati i një koalicioni të mundshëm.

Mustafa thotë se këto cështje nuk janë diskutuar akoma mes VV’së dhe LDK’së dhe thotë se nuik  e di se nga është bazuar Konjufca kur është deklaruar rreth ndarjes së pozitaeve.

“Ato gjëra nuk i kemi diskutu për ndarje të pozitave. Për kryeministër merren dy liderët e partive, por si dolën për të dhënë deklarata, është punë e tyre”, ka shtur kreu i LDK’së.

Mustafa ka bërë të ditur se për LDK’në është tejet e rëndësishme që ta marrë kryeministrin sepse, sic thotë ai ‘bëhet fjalë për liderin që do të implemetojë të gjithë programin për qeverisje.

***

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm deklaroi se qëndrimi i tyre është i prerë dhe se nuk heqin dorë nga pozita e kryeministrit në rast së hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha se ka ftuar një tjetër mbledhje tashmë të kryesisë se sapozgjedhur të këtij subjekti politik ku do të bisedohet për çështjen e mandatarit për kryeministër.

“Nesër do të vijmë në një përfundim të përbashkët dhe do t’i propzojmë emrin e mandatarit Këshillit të Përgjithshëm”, tha Mustafa duke shtuar se ka 4 apo 5 njerëz në parti që mund të jenë mandatarë.

Sa i përket koalicioneve, ai tha se parimisht është të shkojmë vetëm, por sërish Këshilli do të marrë vendim nëse është më mirë të bëjmë koalicion parazgjedhor apo pas zgjedhjeve.

Në lidhje me ultimatumin e Vetëvendosjes që LDK duhet të vendosë deri në fund të kësaj jave nëse do të bëjnë koalicion, Mustafa tha se këto deklarata nuk janë marrë seriozisht nga askush në parti.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen partiake për zgjedhjen e kryesisë së re. Në këtë mbledhje është bërë e ditur se kryesia e re e partisë është zgjedhur, por ende nuk është zgjedhur kryesia e re, pra nënkryetarët dhe sekretari i partisë.

Pra nga kjo mbledhje, numri i anëtarëve të kryesisë është rritur nga 23 anëtarë në 35 anëtarë.

E në listën e anëtarëve të kryesisë, është edhe deputetja Vjosa Osmani, e cila përflitet mund të jetë edhe kandidate për kryeministre të vendit nga radhët e LDK’së.

Pjesë e kryesisë janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hikmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumi Abdixhiku, Brikena Krasniqi, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Nga kjo mbledhje është bërë e ditur gjithashtu se është rritur numri i grave dhe vajzave të cilat do të jenë pjesë e kryesisë së partisë.

Nënkryetarët e partisë ende nuk janë zgjedhur, dhe pritet që të zgjidhen ditëve në vazhdim.

Mustafa gjithashtu njoftoi se nesër do të ketë diskutim për emrin e kandidatit për kryeministër nga LDK’ja. Mbledhja e nesërme do të mbahet në orën 11:00 në selinë e partisë.

***

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar sot pas mbledhjes së këshillit drejtues të LDK-së.

Haziri ka treguar se kanë biseduar për zgjedhjet e parakohshme dhe se kanë zgjedhur kryesinë e re të partisë.

“Kemi analizuar zgjedhjet e fundit në dy nivele. U zgjedh kryesia e re prej 31 anëtarëve. Pritet konstituimi i kryesisë nesër në mëngjes”, është shprehur ai.

“Nuk është diskutuar as për koalicionet e as për emrin e kryeministrit”, ka sqaruar ai.

Mustafa, Këshillit Drejtues: Në bazë të sondazheve, jemi partia më e madhe

Lidhja Demokratike e Kosovës sot është duke mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku do të zgjedhet Kryesia e re e kësaj partie. I pari i LDK’së, Isa Mustafa, në fillim të takimit ka folur për zgjedhjet e kaluara të cilat partisë së tij i siguruan 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa ka thënë se në bazë të sondazheve, LDK’ja është partia më e madhe, ndërkaq ka theksuar se partia e tij qeveris në shumicën e komunave të Kosovës.

“Dëshiroj që sot ta them para jush që LDK është subjekti me numrin më të madh të komunave që qeverisin, po ashtu matjet e opinionit publik LDK’në e radhisin si të parën për besimin me mbështetje të lartë. Do të bëj një kronologji të zgjedhjeve të fundit nacionale dhe lokale. Në këto zgjedhje kemi hyrë pas mocionit dhënë atë herë. Me këtë kolaicion në zgjedhjet e fundit si LDK kemi marrë 29 ulëse në Kuvend dhe pas konstituimit të Grupeve Parlamentare, LDK ka mbetur me 25 vende në Kuvemd krahasuar me grupet e tjera parlamentare”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, para takimit ka thënë se në këtë mbledhje nuk do të diskutojnë për tema që kanë të bëjnë me mandatarin për kryeministër dhe për koalicionet parazgjedhore.

Përveç kryesisë do të diskutohet edhe për zgjedhjet e fundit lokale e nacionale, ndërkohë ende nuk dihet nëse do të diskutohet për mandatarin për kryeministër dhe për koalicionin me Vetëvendosjen.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri ka thënë se nuk mund të thotë saktë nëse do të diskutohet për këto çështje, por ka sqaruar se nuk do të merret ndonjë vendim.

***

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku pritet të vendoset për kryesinë e re.

Nuk dihet nëse do të vendoset edhe për koalicionet me partitë politike.

Po ashtu, nga kjo parti pritet të përcaktohet edhe mandatari për kryeministër.

Image

***

Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar grumbullimi i anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të partisë të cilët sot do të zgjedhin Kryesinë e re të partisë.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, para takimit ka thënë se në këtë mbledhje nuk do të diskutojnë për tema që kanë të bëjnë me mandatarin për kryeministër dhe për koalicionet parazgjedhore.

Përveç kryesisë do të diskutohet edhe për zgjedhjet e fundit lokale e nacionale, ndërkohë ende nuk dihet nëse do të diskutohet për mandatarin për kryeministër dhe për koalicionin me Vetëvendosjen.

Image

Takimi nisë në 17 e 30, ndërkohë në selinë e partisë ka mbërritur edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa.

Ismet Beqiri ka thënë se nuk mund të thotë saktë nëse do të diskutohet për këto çështje, por ka sqaruar se nuk do të merret ndonjë vendim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...