Sfarqa tregon sa vota ishin kundër kryesisë së re

Aktuale

Sfarqa tregon sa vota ishin kundër kryesisë së re

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 20:30
Muharrem Sfarqa

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen partiake për zgjedhjen e kryesisë së re. Në këtë mbledhje është bërë e ditur se kryesia e re e partisë është zgjedhur, por ende nuk është zgjedhur kryesia e re, pra nënkryetarët dhe sekretari i partisë.

Muharrem Sfarqa në një prononcim për media tha se kryesia e re është zgjedhur por në mbledhjen e ardhshme do të vendoset se cila do të jetë kryesia e ngushtë. Ai ndër tjera shtoi se 2 ose 3 vota kanë qenë kundër kryesisë së re, por pa treguar se kush. Ndërsa kryetari Mustafa tregoi se në këtë mbledhje nga 126 anëtarë të këshillit, 114 ishin prezent.

“Po është zgjedhur kryesia e re, kryesia e ngushtë ka mbetur të zgjidhet në mbledhjet e ardhshme” tha Sfarqa.

Ai ndër tjera shtoi se propozimet për këtë kryesi kanë ardhur nga kryetari i partisë, Isa Mustafa dhe se dy ose tre vota kanë qenë kundër.

“Sipas propozimit të kryetarit në bazë të përcaktimeve që i jep statute i LDK’së, propozime të cilat janë aprovuar me 2 ose 3 vota kundër” shtoi ai.

Sa i përket mundësisë për koalicion, Sfarqa shtoi se kjo gjë do të diskutohet në mbledhjet e ardhshme të partisë.

Isa Mustafa gjatë konferencës për media njoftoi se partia do të mblidhet nesër dhe ndër temat kryesore do të jetë edhe kandidati për kryeministër nga LDK’ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat