Konjufca flet për ultimatumin që ia dha LDK-së, tregon kujt po i konvenojnë keqkuptimet

Aktuale

Konjufca flet për ultimatumin që ia dha LDK-së, tregon kujt po i konvenojnë keqkuptimet

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 21:11
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga radhët e VV-së ka folur rreth qeverisë Haradinajt, ku sipas tij ka zgjatur shumë kjo qeveri, ku siç thotë ai nuk është pritur që do të zgjas kaq shumë.

Ai tha se deklarata e tij është keqkuptuar kur është thënë se ky i ka vënë ultimatum LDK-së për koalicion.

Ai ka sqaruar se dikujt prej LDK-së po i konvenon për të bërë keqkuptime të tilla.

“Nuk kemi pritur që një qeverisje e tillë do të zgjatej kaq shumë. Vetë fakti që ishte një qeveri kaq e brishtë e rriti vlerën e listën SRPSK-a. Unë mendoj që VV-ja ka qenë më e sinqerta për kërkesen e tyre për zgjedhje. Skena politike ka qenë e përgaditur dhe ishim të ngopur me këtë qeveri. Kurdo që kishte me ndodhë kjo dorëheqja, VV-ja ka qenë e gatshme për zgjedhje. Mendoj që ka qenë keqkuptim deklarata ime për koaliconin me LDK-në, sepse dikujt prej LDK-së po i konvenon një konfrontim i tillë”, ka thënë Konjufca për RTK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat