Adem Jashari nuk ka qenë LPK, zbulohet lidhja e komandantit me presidentin Ibrahim Rugova

Aktuale

Adem Jashari nuk ka qenë LPK, zbulohet lidhja e komandantit me presidentin Ibrahim Rugova

Nga: N.H Më: 23 gusht 2019 Në ora: 21:41
Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Berisha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se komandanti legjendar Adem Jashari nuk ka qenë asnjëherë pjesë e LPK-së.

Madje, sipas Berishës, komandanti Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti pasun rezerva të mëdha te përfaqësuesit e kësaj lëvizje ilegale.

Berisha gjithashtu thotë se Adem Jashari gjithmonë ka pasur njohuri për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ndërkaq, kujtojmë se Visar Berisha është djali i ish-kryetarit të Kuvendi të Kosovës, Kolë Berisha.

Ja shkrimi i tij:

Nje digresion!

Adem Jashari nuk ka qenë LPK, m'sa Zahir Pajaziti. Madje, te dy kanë pasun rezerva te medha te perfaqesuesit e kesaj levizje ilegale. Jo per tjeter por ilegalet e majtë gjithmonë kanë pasë fjalë shumë e punë pak!
Ademi ka qenë i frymzuem nga tribunët drenicakë...nga patosi kulturor qê eshte bartur permes gojëdhanave, kanges... Ai ka qene i dashunum në Shipninë, si krejt na. Por ai po ashtu ia ka njoftë burrninë Brahimi Rugoves. 
Edhe epizmi i Ademit s'ka lidhje me LPKn.

Ai ka dekë tuj e mbrojte pragun e shpis' vet!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat