Ish-bashkëpunëtori i Thaçit që kaloi në Vetëvendosje: Ai donte të më mënjanonte politikisht - Bota Sot
Ish-bashkëpunëtori i Thaçit që kaloi në Vetëvendosje: Ai donte të më mënjanonte politikisht

Aktuale

Ish-bashkëpunëtori i Thaçit që kaloi në Vetëvendosje: Ai donte të më mënjanonte politikisht

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 00:04
Sabri Kiçmari

Sabri Kiçmari, ish-përfaqësues politik i UÇK’së dhe ish-diplomat, është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai në emisionin DPT te Fidani ka treguar se çka e shtyu të bëhet pjesë e partisë së Albin Kurtit dhe për largimin e tij nga Hashim Thaçi, të cilin Kiçmari e kishte bashkëpunëtor në UCK e më vonë edhe në PDK.

Kiçmari thotë se u largua nga PDK’ja në vitin 2007, pasi sipas tij partia – atëherë – e Thacit po ndërronte rrugë.

“De facto me PDK’në janë prishur në vitin 2007, kur morën qëndrim konservator”, thotë ish-diplomati.

Ai tregon edhe për raportet me Thaçin dhe kohën e arsyet kur këto marrëdhënie u ftohen.

“Raportet e mia me presidentin Thaçi pas vitit 2006 nuk kanë qenë miqësore sic kanë qenë më parë. Ai filloi të përdorë mekanizma të mënjanimit tim politik”, thotë Kiçmari.  

Anëtari i tanishëm i VV’së e njeh Presidentin Thaçi dhe pretendon se ia di mirë edhe të metat.

“Thaçi e ka një hendikep mospërgatitjen e tij akademike dhe e vuan këtë. Kjo i lexohet në fytyrë. Nëse i shkruan ai pesë fjali, do t’ia gjesh 10 gabime” , shprehet Kiçmari. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...