“Haradinaj do të gjykohet në Hagë për periudhën pas 30 shtatorit të 1998-ës”

Aktuale

“Haradinaj do të gjykohet në Hagë për periudhën pas 30 shtatorit të 1998-ës”

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 08:59
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj do të gjykohet në Hagë për veprat e pretenduara të kryera pas shtatorit të vitit 1998.

Kështu po pretendon Dragoljub Stankonviq, i cili është në listën e viktimave që do të dëshmojnë në Speciale në Hagë.

Ai për gazetën “Politika”, ka thënë se Serbia ka prova të mjaftueshme që sipas tij do të dëshmojnë fajësinë e Hadainajt.

Sipas tij, verdikti i mëparshëm i Gjykatës së Hagës për Haradinajn kishte të bënte me periudhat nga 1 marsi e deri më 30 shtator të 1998-tës, dhe kësisoj Specialja do të merret me periudhën pas kësaj date.

Siç pretentojnë në Beograd, Haradinaj do të gjykohet jo vetëm për veprat ndaj serbëve, por edhe ndaj shqiptarëve.

Haradinaj u ftua nga Specialja të dëshmojë në cilësinë e të dyshuarit.

Sidoqoftë, në Hagë Haradinaj zgjodhi të mbrohet në heshtje.

Paraprakisht, Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, gjë që më pas u përcoll edhe me shpërndarjen e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat