PDK-së i ofrohet për koalicion një parti: Pa juve s’përmbyllen proceset historike

Aktuale

PDK-së i ofrohet për koalicion një parti: Pa juve s’përmbyllen proceset historike

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 11:33
Kadri Veseli

Partia Liberale e Kosovës, e cila më parë ishte drejtuar nga Gjergj Dedaj, ka shprehur preferencat e saj për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

PLK-ja, përmes një komunikate për media, theksoi se pa PDK nuk mund te mbyllen proceset historike te shtetit te Kosovës!

“Partia Liberale e Kosovës, si subjekt i traditës dhe shtetformuse, konsideron se subjektet politike kosovare, ne këtë faze para elektorale, duhet te dëshmojnë pjekuri, urtesi dhe demokraci!

Elektorati kosovar tashme është i pjekur dhe nuk joshet nga adoleshentet politik, fjalamanet skizoid dhe profiteret politik.

Padyshim se duhet te votohen subjektet serioze dhe lidere, te cilat garantojnë shtet ligjore, progres ekonomik, perspektive euroatlantike dhe partneritet me SHBA, NATO dhe Bashkimin Europian!

Mbyllja e çështjeve te hapura me Serbinë fqinje dhe përfundimi i dialogut, mbetet sfide, te cilen mund ta garantoje vetëm nje qeveri e spektrit te gjere, ne krye me Partine Demokratike te Kosovës, pa te cilen nuk mund te mbyllen proceset historike te shtetit te Kosoves!

Nuk ka kohe per eksperimente fjalamanesh dhe ta pa guximshem!", thuhet ne komunikaten e Rexhep Isufi, kryetar i PLK.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat