“Mirëdita z. Koci. Shefi të ka emërua...” Flet Arianit Koci, ja kush po i bën oferta politike

Aktuale

“Mirëdita z. Koci. Shefi të ka emërua...” Flet Arianit Koci, ja kush po i bën oferta politike

Nga: N.Sh Më: 24 gusht 2019 Në ora: 12:38
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci thotë se kurrë më shumë oferta se sa në këto zgjedhje nuk ka marrë nga partitë politike.

Koci, përmes një postimi në Facebook, iu drejtohet partive politike që mos të i dërgojën oferta pasi nuk është i interesuar që t’i futet politikës.

Ai thotë se ofertat politike nuk e joshin, çfarëdo qofshin ato.

“Nuk e pranoj asnjë post - jo që nuk meritoj, por nuk dua”, shkruan Koci.

Ky është postimi i plotë:

Me qenë veç 10 minuta në pushtet!

1.

Popull fantastik si jemi.

Në gishta i numëron ata persona që nuk e kishin pranuar ndonjë post të lart publik, nëse i ofrohet: prej kryetarit të kuvendit e deri te drejtori i ndonjë instituti shkencor.

Nuk është me rëndësi përgatitja profesionale apo pērvoja.

Natyrisht, lakmojmë më shumë poste politike, si ministër, deputet apo ambasador.

2.

Në orën 8 të mengjesit, thërret dikush në telefon. “Mirëdita z. Koci. Shefi të ka emëru ministër. A po vjen deri në zyre, se shoferi dhe sekretaresha po të presin.”

Kjo është një skenar që gati secili prej nesh e endërron.

Nuk është me rëndësi a din apo nuk din.

Nuk është me rëndësi - edhe nëse din, a mundesh me i realizu qëllimet, në këtë ambient të çoroditur politik.

Me rëndësi është posti.

Kjo edhe është arsyeja që krejt kanë marrë hyxhym me u futë në politikë.

Mjek, inxhinjera, frizera e shkencëtarë. Krejt në politikë.

Nuk kemi me pasë as flokët ku me i qethë.

Me qenë vetëm 10 minuta në pushtet, e di çka kisha bo. Ky është sllogani që na sillet në kokë.

3.

E këtë moment, pra faktin që të gjithë lakmojmë poste që nuk na takojnë, politikanët po e shfrytëzojnë.

Po na bëjnë oferta - pa pikë marre.

Nuk i intereson a je i sukseshëm në profesionin tënd. Të therret për interes të vetin.

E kur ndonjëri prej nesh po i refuzon të njejtat - habiten.

“Po i rritë pazarin. Se e di që të pëlqen me u futë në politikë” - më tha emisari i një lideri - dje.

Përndryshe, kurrë më shumë oferta nuk kam pasur se për këto zgjedhje.

4.

Pasiqë kam shumë miq në të gjitha partitë politike, dhe nuk dua që dikend ta vëjë në pozitë të palakmueshme - po them publikisht:

Nuk jam i interesuar që të aderoj në asnjë parti politike.

Mos bëni oferta, se nuk më joshin - çfarëdo qofshin.

Nuk e pranoj asnjë post - jo që nuk meritoj, por nuk dua.

Thjesht, për momentin po më duket shumë më nder me qenë kjo çka jam - se me qenë ministër, deputet, ambasador apo edhe kryeminister.

Duhet dikush të jetë në profesion të vetin.

Përndryshe, me këtë mentalitet politik, ia keni humbë kuptimin shtetit dhe pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat