Brestovci: Nisma Socialdemokrate krijon boshtin e ri politik

Aktuale

Brestovci: Nisma Socialdemokrate krijon boshtin e ri politik

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 12:49
Bekim Brestovci

I sapo aderuari pak ditë më parë në Nisma Socialdemokrate, Bekim Brestovci, i cili në Diasporë njihet për namin dhe organizimet e komunitetit shqiptare ne Evropë, pak para fushatës elektorale dhe pas koalicionit të partisë së tij NISMA me AKR e Pacollit, Brestovci ka vlerësuar Nismën lart për vendimet e fundit.

Ai në një postim në llogarinë e tij  Facbook, Nismen e ka quajtur si nje bosht të ri Politik në vend.

Medje, Brestovci ka komentuar edhe kandidaturën e kryetarit te tij për kryeministër, Fatmir Limaj, duke thënë se kandidature e Limajt për kryeministër ua ka vështirësuar garën për kryeministër të gjithë oponentëve nga radhët e partive tjera!

Postimi i tij i plotë:

NISMA SOCIALDEMOKRATE , KRIJON BOSHTIN E RI POLITIK.

Koalicioni NISMA-AKR, është vetëm fillimi i krijimit të një boshti të ri politik në skenën politike kosovare.

Koalicionat e reja që NISMA do i krijon javën që vie do i sjellin arenës politike një strukturë të fuqishme politike, garantuese për një klimë të re politike dhe për një qeveri stabile.

Me Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër , boshti  i ri politik në garën zgjedhore do jetë sfidues për çdo parti politike dhe njëherit do jetë forca politike më premtuese për avansimin dhe realizimin e proceseve ekonomiko-sociale , atyre zhvillimore dhe politike.

Për NISMEN SOCIALDEMOKRATE , krijimi i këti boshti të ri politik,me partnerët e koalicionit, jo vetëm që paraqet një epokë të re politike por njëherit është edhe  modeli më funksional i  bashkimit të forcave politike rreth NISMES SOCIALDEMOKRATE .

B.B 24.08.2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat