Befason Milaim Zeka: I fton në partinë e tij Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin, godet Isa Mustafën

Aktuale

Befason Milaim Zeka: I fton në partinë e tij Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin, godet Isa Mustafën

Nga: N.Sh Më: 24 gusht 2019 Në ora: 13:02
Isa Mustafa, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, u ka bë ftesë publike Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit që t’i bashkohen partisë së tij.

Zeka përmes një postimi në Facebook, thotë se me këta dy do të bënte ndrysme radikale në skenën politike në Kosovë.

“Me Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin kishim mujtë me bë ndryshime radikale në skenën politike të Kosovës.

Ma mirë me ardhë me mu, se sa me ndejtë me njeriun më anti LDK, Isa Mustafën!”, shkruan Zeka.

Ndryshe, sot në mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë Veliu e Haziri, ku pritet që Vjosa Osmani të jetë kandidate e LDK-së për kryeministre të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat