Gëzim Kelmendi i përgjigjet një komentuesi: Nëse ke votuar për hir të Allahut kurrë mos u dëshpëro, ja çka thotë për koalicionet

Aktuale

Gëzim Kelmendi i përgjigjet një komentuesi: Nëse ke votuar për hir të Allahut kurrë mos u dëshpëro, ja çka thotë për koalicionet

Nga: N.Sh Më: 24 gusht 2019 Në ora: 15:03
Gëzim Kelmendi

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka folur për koalicionet dhe votën qytetare.

Kelmendi në një përgjigje që i ka kthyer një komentuesit-votues të Fjalës, thotë se janë për koalicione mirëpo jo me çdokënd dhe me çdo çmim.

Votuesi i Fjalës, ka thënë se Gëzimi do të ngrinë kry përsëri dhe nuk do të bën koalicion parazgjedhor, duke shtuar se vota pastaj do të ju shkon dëm.

E Kelmendi duke e pa këtë mesazh ka marrë mundin që të i përgjigjet votuesit të tij.

Kelmendi thotë se vota nuk i ka shkuar dëm, pasi ka votuar me qëllim që me fitu kënaqësinë e Allahut.

“Ti së paku e ke dhënë votën me të vetmin qëllim që me fitu kënaqësinë e ALLAHUT.

E ke mbështetur një kryetar me cilësi dhe veçori të cilat i ndani së bashku si : namazi, agjërimi, ndershmëria, morali, dhe shumë të tjera”, shkruan Kelmendi.

Ish-deputeti i Kosovës, tutje shkruan se çka fituan votuesit votuesit e partive tjera?

“Pyeti të tjerët që i kanë votu partitë tjera dhe i kanë fituar ato parti nga 200 mijë vota.

Çka ia kanë pa hajrin ata votues votës së tyre

Edhe atyre iu ka shkuar vota dam, përveç rrethit të ngushtë të militantëve (200-300 veta)që i kanë punësuar apo paguar.

Kështu që nëse ke votuar për hir të ALLAHUT, kurrë mos u dëshpëro”, shkruan tutje Kelmendi.

Lexojeni më poshtë shkrimin e plotë:

Zakonisht ne komentet te profili i FJALËS nuk komentoj, por pershkak respektit qe kam per juve po mundohem ta sqaroj.

Unë nuk kam ngri kry, por rrethanat kanë qenë të atilla që kemi shku vet në zgjedhje.

Ne kemi qenë për koalicion, por jo me çdokënd dhe çdo çmim.

Ndërsa sa i përket votës që po thua të ka shkuar dam, mos u brengos.

Ti së paku e ke dhënë votën me të vetmin qëllim që me fitu kënaqësinë e ALLAHUT.

E ke mbështetur një kryetar me cilësi dhe veçori të cilat i ndani së bashku si : namazi, agjërimi, ndershmëria, morali, dhe shumë të tjera.

E ata të tjerët çka fituan?

Pyeti të tjerët që i kanë votu partitë tjera dhe i kanë fituar ato parti nga 200 mijë vota.

Çka ia kanë pa hajrin ata votues votës së tyre

Edhe atyre iu ka shkuar vota dam, përveç rrethit të ngushtë të militantëve (200-300 veta)që i kanë punësuar apo paguar.

Kështu që nëse ke votuar për hir të ALLAHUT, kurrë mos u dëshpëro.

Dëshpërimi iu takon atyre që votuan me injorancë, inat, smirë, interesa dhe lakmi të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat