Godet ish-kandidati i PDK-së për deputet: Fehmi Lladrovci u bojkotua nga Thaçi me shokë

Aktuale

Godet ish-kandidati i PDK-së për deputet: Fehmi Lladrovci u bojkotua nga Thaçi me shokë

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 15:15
Fehmi Lladrovci

Ish-kandidati i PDK’së për deputet, Sabri Kiçmari, ka lëshuar akuza të rënda ndaj ish-shefit politik të UÇK’së, Hashim Thaçi se i njëjti kishte bojkotuar luftën e Fehmi Lladrovcit i rënë në luftë.

Ai ka thënë se në mesin e vitit 1998 kishte pasur një bisedë me Lladrovcin, i cili kishte shprehur zhgënjimin në Hashim Thaçin.

“Kam pasur një bisedë të gjatë me Fehmi Lladrovcin në korrikun e vitit 1998, përmbajtjen e të cilës do ta bëj publike tjetërherë”, ka thënë Kiçmari, në një intervistë te DPT te Fidani.

“Hapësira e Fehmi Lladrovicit pas ardhjes në Kosovë ka qenë jo vetëm e reduktume, por, pothuajse sabotume. Hashim Thaçi me bashkëpunëtorët e tij. Ky është një fakt historik”, ka thënë ai.

Kiçmari ka thënë se Fehmi Lladrovci ishte i zhgënjyer me çka gjeti në Kosovë dhe me problemet me të cilat ballafaqohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat