Pasi “dezertoi” në VV, Ramiz Lladrovci i ka disa fjalë për Agim Bahtirin

Aktuale

Pasi “dezertoi” në VV, Ramiz Lladrovci i ka disa fjalë për Agim Bahtirin

Nga: A.M. Më: 24 gusht 2019 Në ora: 16:29
Fotoja e publikuar nga Lladrovci ne Facebook

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherësh edhe zhytarë i PDK-së, ka komentuar “dezertimin” e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit nga AKR-ja në VV.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se  “pres shpejt të çuditet me shoqet dhe shokët që i gjen sikur vetveten me vlera jashtëtokësore”.

Postimi i plotë:

Kur një kryetar komune ndërron parti, thuhet se elektorati ka fat. Gimit i kanë thënë se është shpresë e Kosovës, fat që e ka qyteti i minatorëve, thuhet se edhe Holanda është me fat që e ka.

Pres shpejt të çuditet me shoqet dhe shokët që i gjen sikur vetveten me vlera jashtëtokësore. Dro i përzihen kabllat për vizionin dhe misionin pse ka shkuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat