U lanë jashtë Kryesisë së LDK-së: Arben Gashi, Armend Zemaj, Driton Selmanaj…, vjen goditja e “ashpër” për Isa Mustafën - Bota Sot
U lanë jashtë Kryesisë së LDK-së: Arben Gashi, Armend Zemaj, Driton Selmanaj…, vjen goditja e “ashpër” për Isa Mustafën

Aktuale

U lanë jashtë Kryesisë së LDK-së: Arben Gashi, Armend Zemaj, Driton Selmanaj…, vjen goditja e “ashpër” për Isa Mustafën

Nga: N.H Më: 24 gusht 2019 Në ora: 16:34
Isa Mustafa

Prof. dr. Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment, rreth zgjedhjeve të brendshme në LDK-në e Isa Mustafës.

Sipas tij, hiç më mirë nuk kaloi as mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK në të cilin ai thotë se pati linçim, injorim të kuadrove të saj.

Ndërsa, e quan masakrim mos futjen e Driton Selmanajt, Arben Gashit, Armend Zemajt në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.

Ja shkrimi i tik:

LINÇIM APO INJORIM NË LDK.

Përkah organizimi i mbrendshëm LDK niç nuk dallon nga PDKë.Që të dyjat janë parti autokrate të cilat zor qe i pranojnë parimet e demokracis së mirëfillët përendimore, sepse janë të kapur nga njërëzit jo demokratik,tutkuna qe nuk shohin pos interest të tyre personal e klanor.

Pas zgjedhjeve “shumë demokratike”,”shumë të montuara e të çmontuara”duke mos I ardhë aspak era demokratike LDK sa për sy e faqe i përfundoj zgjedhjet ,pa kurrfare reformash të mbrendshme,me skeqe e shabllone te montuara më të vetmin qellim për ta zgjedhë vozhdin e tyre për të parin e partrisë.Ky vozhdë u “zgjodhë”duke i mos përfillë parimet e demokracisë e as rregullorën e partis së saj.Vozhdi u zgjodhë më aklamacion pa kundërkandidat.

Hiç më mire nuk kalojë as mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK në të cilin pati linçim,injorim por edhe pse jo masakrim të kuadrove të sajë.Këshilli i përgjithshëm u muar më zgjedhjën e Kryesis së saj mega prej gjithësejtë 33 anëtarëve taman sa tri skuadra fudbolli.Në vend se të përtërihet Kryesia e LDK më mbi 50% të anëtarëve të rijë,ajo e anashkaloi këtë duke i sjellë aty vetem vetem pesë emra të rinjë qe i bije dikun se me vetm 10% u renovu Kryesia e LDK,kurse mbi 90% mbetën at ate moçmit nga te cilët komplet garda e vjetër më shumë klane përmbrenda më sy dhe mendje të drejteme kah PDK dhe SHIK.

Në formimin e Kryesisë së LDK pati edhe injorime, linçime e pse jo edhe masakrim të anëtarëve me të devotshëm,më active të LDK siç ndodhi më Driton Selmanaj,Arben Gashin,Armend Zemaj,etj.figura këto të njohura për publikun.Për të sqaruar këtë turpësi të radhes se pse këto kuadro u lane jashtë Kryesisë së LDK e “sqaroi”Avdullah Hoti më një përgjëgje thjeshtë injoruese,linçuese duke thane së këta mbetën jashtë:”për shkak të kufizimit të numrit nuk janë përfshij në Kryesi”.Shikojeni se çfarë përgjegje e turpshme për shkak të kufizimit.O,zotëni nga kush dhe pse u ba ky kufizim për këto figura të njohura të LDK,e nuk u ba për disa figura të pa njohura të cilët nuk I njehë as lagja e tyre siç janë:Mirejeta Kulludra,Fidan Rekaliu,Brikenda Kryeziu,Sokol Haliti,Rrezarta Krasniqi,e shumë të tjerë.

Këto figura të njohura të LDK qe nuk u futën ne Kryesi për shkak të”kufizimit të numrit”ishin më të zeshmit në zbatimin e reformave dhe demokracis në LDK,ishin dora e djadhët e LDK çdo here kur e donte nevoja,ishin kritikues të te këqijave dhe të metave në LDK,bile me kujtohet njëherë kur i thanë Driton Selmanaj i cili e patë thane fjalën e vetë të lire, së duke u distance ne stilin së je i ri në LDK,etj.Nuk janë këto të vetmet e inorimit dhe linçimit të kuadrove te afta aktive te LDK,ka pasur raste edhe më drastike kur ne Kuvendin e pestë zgjedhor iu mshelë dera nga ana e Isa Mustafës masakruesit se bashku me Bujar Bukoshin e 3%-shit.Ky njeri nuk e la të hy mbrenda ikonën dhe amabasadorën e LDK në Evropë Donika Grevallën,bashkëpunëtorën me ta mire te Presidentin Rugova e cila nga zhgenjimi dhe injorimi doli nga LDK për te ia leshu rrugën maskarallaqeve të Isa Mustafës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...