Gërxhaliu: Taksa nuk pati asnjë efekt pozitiv për ekonominë e Kosovës

Aktuale

Gërxhaliu: Taksa nuk pati asnjë efekt pozitiv për ekonominë e Kosovës

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 17:25
Safet Gërxhaliu

Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ky vit ka qenë i pasuksesshëm ekonomikisht për Kosovën.

Sipas tij taksa e vendosur nga Kosova ndaj produkteve me origjinë serbe ka pasur një ndikim negativ, pasi që sasia e importit të mallrave nuk është ulur dhe se xhepat e qytetarëve të Kosovës janë prekur direkt nga një vendim i tillë.

 Gërxhaliu thotë se efektet e taksës mund të maten me atë se sa është rritur eksporti i Kosovës dhe nëse sasia e mallrave të importuara është zvogëluar.

Taksa 100 për qind për mallrat serbe është vendosur në fund vitin e 2018-ës nga Qeveria e Ramush Haradinajt, ndërkohë presionet për largimin e një vendimi të tillë kanë qenë të mëdha.

Sipas deklarimeve të zyrtarëve serbë, si pasojë e taksës Serbia është duke humbur dhjetëra miliona euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat