Arifaj: Qeveria të formohet sa më shpejtë, s’duhet të ketë vonesa në dialogun me Serbinë - Bota Sot
Arifaj: Qeveria të formohet sa më shpejtë, s’duhet të ketë vonesa në dialogun me Serbinë

Aktuale

Arifaj: Qeveria të formohet sa më shpejtë, s’duhet të ketë vonesa në dialogun me Serbinë

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 17:58
Ardian Arifaj

Partitë politike në Kosovë duhet ta formojnë shpejtë Qeverinë në mënyrë që mos të ketë vonesa për aspiratat e Kosovës për hyrjen në BE e NATO.

Kështu ka thënë këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, në një deklaratë për Euronews, teksa shton se subjektet politike duhet ta krijojnë Qeverinë në një kohë sa më të shkurtë të mundshme.

“Është shumë e rëndësishme që menjëherë pas zgjedhjeve, të formohet një Qeveri sa më shpejtë të jetë e mundur. E rëndësishme është të mos kalojnë muaj pa ndonjë marrëveshje mes partive për Qeverinë e re”, thotë ai.

Siç shprehet ai, Kosova ka shumë procese përpara, ndër të cilat janë edhe dialogu me Serbinë dhe anëtarësimi në NATO.

“Pikërisht sepse kemi procese të mëdha përpara, një marrëveshje me Serbinë që siguron njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, vazhdimin e reformave në sundimin e ligjit, ekonomi, dhe aspiratat tona për anëtarësim në NATO e BE”, thekson tutje Arifaj.

Për ftesat nga Specialja, dhe gatishmërinë e politikanëve kosovarë për t’iu përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, Arifaj thekson se kjo e ka treguar përkushtimin e shtetit të Kosovësndaj drejtësisë.

Sipas Arifajt, një gjë e tillë dëshmon faktin se Kosova dëshiron që të gjitha problemet të zgjidhen në konsultim me aleatët e saj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...